BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 21 shkurt 2007 - 16:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Blair njofton tërheqjen e trupave

Tony Blair
Tony Blair i tha parlamentit se strategjia në Irak ishte për tërheqje
Kryeministri Tony Blair u tha deputetëve të mërkurën, se 1600 trupa britanike do të kthehen në vend brenda muajve të ardhshëm.

Ai tha se 7100 trupat që shërbenin në Irak do të reduktoheshin në 5500, me shpresën që 500 ushtarë të tjerë do të ktheheshin deri në fund të verës.

Zoti Blair tha se disa ushtarë të vendosur në bazën ajrore të Basrës, do të qëndrojnë deri në vitin 2008, për të ndihmuar në sigurimin e rrugëve të furnizimit, kufirin me Irain dhe mbështetjen për irakianët.

Kryeministri britanik theksoi se strategjia në Irak kishte qënë gjithmonë tillë që kur trupat irakiane të ishin të zonjat atëherë forcat ndërkombëtare do të largoheshin nga Iraku.

Në qytetin jugor të Basrës, zoti Blair i tha parlamentit se ishin forcat irakiane ato që kishin detyrën kryesore për të vendosur rendin.

Pra ato, sipas tij, janë gati për këtë detyrë.

Komandantët britanikë thonë se nuk ka dyshim që ushtria irakiane, madje edhe policia është përmirësuar.

Muajt e fundit, ato kanë kryer një operacion të përbashkët në jug, që kishte si qëllim të godiste grupet kriminale dhe milicët.

Por në mënyrë private, oficerë të lartë britanikë dhe amerikanë, thonë se forcat irakiane janë ende larg për të qënë të zonjat të stabilizojnë të vetme situatën në Irak.

Këta zyrtarë vënë në dukje mungesën e stërvitjes në operacionet kundër kryengritjes, të armatimeve dhe të udhëheqjes së mirë.

Disa analistë thonë se çështja e aftësisë së forcave irakiane të sigurisë nuk është relevante në jug të Irakut.

Sirguria në jug, thonë ata, është siguruar nga milicët islamistë.

Situata në jug, nëse është më e qetë, thonë ata, nuk vjen si pasojë e punës së trupave britanike, apo të trupave irakiane.

Ajo ka të bëjë më shumë me faktin se atje ka më pak sunitë dhe më pak prani të Al-Kaedës.

Kritikat që janë bërë me zë nga disa irakianë vendas, thonë se jugu është tani bastion i milicëve shiitë, dhe jo një demokraci shekullare si është premtuar nga Londra.

LOKALE
Viktima të reja në Irak
18 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Rice analizon planin e sigurisë në Bagdad
17 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Bush mbron planin e sigurisë për Bagdadin
15 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>