BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 15 shkurt 2007 - 07:10 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bush mbron planin e sigurisë për Bagdadin

Presidenti Bush
Bush hodhi poshtë pretendimet për përgatitje lufte ndaj Iranit
Në kohën kur hyn në fuqi jozyrtarish plani i sigurisë për Bagdadin, presidenti Bush ka thënë se ai do të sjellë një hapësirë për qeverinë irakiane që kjo të përballojë dhunën sektariane.

Zoti Bush paralajmëroi se dhuna do të vazhdonte dhe shtoi se operacionet për të ndalur atë, do të merrnin kohë.

Ai paralajmëroi Kongresin që të mos bllokonte financimin e më shumë se 20 mijë trupave shtesë, që janë dislokuar për t'i dhënë një shtysë forcave që ndodhen në Irak.

President Bush, duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp këtë vit, këmbënguli se plani i sigurisë në Bagdad, për të dërguar 20 mijë trupa shtesë, ishte në lëvizje.

Ai e pranoi se plani do të merrte kohë, megjithatë ai nuk tha se sa gjatë, dhe pranoi nga ana tjetër, se dhuna do të rritej.

Megjithatë presidenti theksoi se se ky plan do të t'u jepte irakianë një ndjenjë normaliteti në vend dhe besimi se qeveria e tyre mund të vendoste sigurinë.

Bush tha se kjo do të krijonte edhe një hapësirë për kryeministrin al-Maliki dhe një shans për të pajtuar grupe të ndryshme.

Presidenti iu përgjigj edhe pretendimeve nga zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, të cilët akuzojnë qeverinë iraniane se është duke dërguar armë në Irak.

Ai kundërshtoi këto njoftime duke thënë se nuk e dinte nëse udhëheqja iraniane ishte e përfshirë.

Presidenti hodhi poshtë edhe pretendimet se SHBA ishte duke përgatitur një pretekst për luftë ndaj Iranin, dhe i quajti ato marrëzi.

LOKALE
Debat i ashpër për politikën në Irak
14 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Komandanti i ri amerikan në Irak
10 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Arrestohet zv.ministri irakian
08 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Bagdadi përgatitet për operacionin e madh
05 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Së paku 130 të vrarë në Bagdad
03 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>