|
Bagdadi përgatitet për operacionin e madh | |||||||||||||||||||||||
Personeli amerikan në Irak ka ngritur një qendër operacionale kontrolli për fushatën e përbashkët ushtarake me forcat irakiane, e cila synon që të përmirësojë situatën e sigurisë në Bagdad. Komanda e përbashkët që fillon të hënën nga puna, do të drejtohet nga një gjeneral irakian. Aktualisht në Bagdad ndodhen 132 mijë ushtarë amerikanë dhe planifikohen që të dërgohen të tjerë. Qëllimi është i fushatës është që të munden kryengritësit dhe elementet kriminelë, përgjegjës për rrëmbimet dhe sulmet me bomba e me armë zjarri në kryeqytet. Një këshilltar amerikan pranë ushtrisë irakiane tha se operacioni në Bagdad do të nisë vetëm pak kohë pasi qendra e re operacionale të fillojë nga puna. Presion Sulmi me bomba të shtunën në mbrëmje në Bagdad që la 130 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur, ka shtuar presionin mbi qeverinë irakiane për të nisur ofensivën. Oficerët amerikanë thonë se mijëra ushtarë amerikanë dhe irakianë janë dislokuar tashmë në terren të gatshëm për operacionin e shumëpritur. Ata thonë se ai do të jetë i një shkallë 'që Bagdadi nuk e ka parë kurrë më parë". Por në të njëjtën kohë, ata thonë se ai do të intensifikohet gradualisht dhe do të ushtrojë presion vazdhimisht në rritje mbi kryengritësit dhe militantët. Oficerët thonë se presin që plani të zbatohet së shpejti. Forcat amerikane dhe ato irakiane do të kërkojnë në lagjet e kryeqytetit për militantë dhe armë pa leje dhe pastaj do të përpiqen t'i mbajnë nën kontroll lagjet e spastruara. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||