Komandanti i ri i forcave amerikane në Irak merr komandën sot në kuader të planit më të ri për të rivendosur paqën në Irak. Gjenerali David Petraeus, veteran i këtij konflikti e ka përshkruar detyrën si të vështirë por jo edhe të pashpresë. Ai do të ketë në disponim 21 mijë trupa amerikane shtesë që do të punojnë krahas dhjetëra mijëra trupave irakiane që janë nën komandën e një komandanti irakian. Gjasat që ai të jetë i suksesshëm në këtë mision janë rritur edhe me qëndrimin e ri të kryeministrit Nuri Al Maliki i cili ka thënë se të gjithë që janë të përfshirë në dhunë janë objektiva legjitim. Në të kaluaren qeveria a tij e dominuar nga shiitët eshte akuzuar se mbronte militantët shiit. |