|
Arrestohet zv.ministri irakian | |||||||||||||||||||||||
Forcat e sigurisë në Bagdad kanë bastisur ndërtesën e Minsitrisë sël Shnëndetësisë dhe kanë arerstuar zëvendësministrin. Një burim policor tha se Hakem al-Zamili akuzohet se ka ndihmuar grupet paraushtarake shiite. Bastisja u bë rreth orës 9.30 të mëngjesit me orën lokale. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, forca irakiane dhe amerikane shpërthyen me forcë dyert e zyrave të ministrisë në qendër të Bahdadit, në kërkim të zëvendsministrit, Hakem al-Zamili. Ministri dhe disa roje të tij personale u arrestuan. Z al-Zamili është një nga drejtuesit e grupit politik besnik të klerikut shiit anti-amerikan, Moqtada al-Sadr. Akuzat Një burim policor tha se zëvendësminisitri akuzohet se ka ndihmuar ushtrinë Mehdi, grupin paraushtarak shiit me lidhje të ngushta me al-Sadrin. Një nga akuzat që ngrihen kundër ministrit është se ai ka transportuar armë në ambulancat e ministrisë. Arrestimi bëhet në ditën kur mbërrin në Bagdad komandanti I ri I forcave amerikane, i ngarkuar me zbatimin e planit më të ri të sigurisë. Gjenerali David Petreaus do ta marrë zyrtarisht postin të shtunën. Irakianët dhe amerikanët kanë premtuar se kjo përpjekje e fundit për të stabilizuar Bagdadin, do të kërkojë një qëndrim të ashpër ndaj grupeve paraushtarake sektare. Në të shkuarën, këto grupe janë mbrojtur nga pjesëtarë të koalicionit qeverisës që janë mbështetës të tyre. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||