|
Debat i ashpër për politikën në Irak | |||||||||||||||||||||||
Në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka pasur shkëmbime të nxehta fjalësh ndërsa ka filluar debati lidhur me planin e sigurisë të presidentit Bush për Irakun. Dhoma po shqyrton një rezolutë jodetyruse që kundërshton vendimin e tij për të dërguar 20 mijë trupa shtesë në Irak. Rezoluta e paraqitur para Dhomës së Përfaqësuesve përmban vetëm dy fjali, megjithatë është aq e rëndësishme saqë që do të debatohet për tri ditë. Fjalia e parë shpreh mbështetje për trupat amerikane në Irak. Fjalia e dytë, më e rëndësishmja, shpreh mosaprovimin me politikën e presidentit Bush për të dërguar më shumë se 20 mijë trupa shtesë atje. Gjatë një debati të apasionuar, republikanët paralajmëruan se kjo rezolutë do të jetë një pranim i humbjes dhe një votë mosbesimi ndaj ushtarakëve. Udhëheqësi republikan, John Boehner, paralajmëroi se çdo përpjekje për të minuar politikën amerikane do të inkurajonte terroristët në të gjithë botën. Megjithatë, udhëheqësja demokrate e Dhomës së Përfaqësueseve, Nancy Pelosi, tha se Kongresi duhet të dëgjonte votuesit amerikanë që kishin treguar gjatë zgjedhjeve më të fundit se ata kishin humbur besimin tek presidenti dhe se dëshironin një kurs të ri në Irak. "Në pak javë lufta në Irak do të hyjë në vitin e saj të pestë, duke shkaktuar mijëra vdekje, dhjetra mijë plagosje, duke kushtuar qindra miliarda dollarë dhe duke dëmtuar imazhin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare," tha zonja Pelosi. "Dhe nuk shihet ende fundi. Populli amarikan ka humbur besimin në kursin e presidentit Bush në Irak dhe kërkon një drejtim të ri," tha kongresmenia demokrate. Rezoluta, që pritet të aprovohet, nuk do të jetë detyruese për presidentin, por do ta lërë atë edhe më shumë të izoluar politikisht, veçanërisht nëse mbështetet nga një numër i konsiderueshëm republikanësh. | LOKALE Komandanti i ri amerikan në Irak10 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Arrestohet zv.ministri irakian 08 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Së paku 130 të vrarë në Bagdad03 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Sulme gjatë shënimit të Ashures30 janar 2007 | Faqja Kryesore Bush kërkon shans për politikën në Irak24 janar 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||