 | | | I plagosur në ditën që shiitët shënojnë Ashuren |
Policia në Irak thotë se të paktën dyzet e gjashtë vetë janë vrarë në një valë sulmesh në ditën që myslimanët shiitë shënojnë festën fetare të ashureve. Një sulmues vetvrasës me bombë vrau njëzet e tre persona në një xhami në Balad Ruz, në veri-perëndim të Bagdadit. Në të njëjtin rajon, dymbëdhjetë persona humbën jetën në një sulm me bombë në Khanakin. Në kryeqytetin irakian, policia thotë se dhjetë persona u vranë nga një sulm me mortaja që kishte në shënjestër zonën kryesisht sunite Adhamiyah. Rreth një milion e gjysëm pelegrinësh u mblodhën për të shënuar ashuret në qytetin e shenjt shiit të Qerbelasë, ku ishin shtuar masat e sigurisë
|