BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 24 janar 2007 - 07:12 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bush kërkon shans për politikën në Irak
Bush duke mbajtur fjalimin vjetor para Kongresit
Bush kërkon një mundësi për politikën në Irak
Presidenti amerikan Xhorxh Bush i ka kërkuar Kongresit amerikan t'i japë strategjisë së tij të re për të dërguar më shumë trupa në Irak një mundësi të veprojë.

Në fjalimin e tij të përvitshëm lidhur me Gjendjen e Bashkimit zoti Bush tha se, nëse forcat amerikane tërhiqen para se Bagdadi të sigurohej qeveria irakiane mund të merrej nën kontroll nga ekstremistët.

Ai tha se një përhapje e dhunës midis ekstremistëve shiitë të mbështetur nga Irani dhe ekstremistët sunitë të ndihmuar nga Al-Kaida mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

 Për Amerikën ky është një skenar makthi, për armikun ky është objektivi.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush

Ky, tha ai, do të ishte një skenar makthi për Shtetet e Bashkuara.

"Për Amerikën ky është një skenar makthi, për armikun ky është objektivi - kaosi është objektivi, kaosi është aleati i tyre më i madh në këtë luftë," tha zoti Bush.

"Nga kaosi në Irak do të dalë një armik i trimëruar me rajone të reja të sigurta, rekrutë të rinj, burime të reja - dhe një vendosmëri më e madhe për të dëmtuar Amerikën," tha presidenti amerikan.

"Asgjë nuk është më e rëndësishme në këtë moment të historisë sonë se sa që Amerika të ketë sukses në Lindjen e Mesme, të ketë sukses në Irak, dhe të shmagë këtë rrezik për popullin amerikan."

Në reagimin e saj Partia Demokratike - që tani kontrollon dy dhomat e Kongresit - tha se shumica e popullit dhe ushtarakëve amerikanë nuk mbështesnin më mënyrën se si po zhvillohej lufta në Irak.

Për herë të parë që nga fillimi i luftës ata janë të bashkuar dhe mund të ndikojnë.

Kandidatja e saposhpallur për president, senatorja Hillary Clinton, dëshiron që trupat shtesë të qëndrojnë në vend dhe Kongresi t'i bëjë presion ministrave irakianë.

"Unë kam thënë, mos prisni paratë për trupat amerikane, kërcënoni të ndërprisni paratë për trupat irakiane dhe forcat irakiane të sigurisë që ruajnë zyrtarët në qeverinë irakiane," tha zonja Clinton.

Energjia

Gjysma tjetër e fjalimit të zotit Bush ishte për të vendosur politika të reja të brendshme, përfshirë konservimin e energjisë, megjithëse ai nuk kërkoi vendosjen e kufizimeve kombëtare për emetimet e karbonit, që, sipas korrespondentëve, do të zhgënjejë veprimtarët e mjedisit.

"Ndryshimi i klimës është një sfidë serioze, teknologjia mund të përdoret për t'u përballur me të," tha zoti Bush.

Duke folur për çështjen e energjisë, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të varura nga nafta e jashtme për shumë kohë duke e zbuluar para regjimeve armiqësore dhe ndërprerjeve të dërgesave të naftës.

Ai bëri thirrje për një objektiv të ri - uljen e përdorimit të karburantit amerikan me 20 për qind për 10 vitet e ardhshme.

Kjo mund të arrihet me përdorimin më të madh të karburanteve biologjike dhe teknologjisë së re si makinat hibride, tha ai.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>