BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 23 shkurt 2007 - 06:26 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani përballë forcimit të sanksioneve
Iranianët vazhdojnë pasurimin e uraniumit
Iranianët këmbëngulin se pasurimi është për qëllime paqësore
Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të takohen të hënën në Londër për të diskutuar lidhur me sanksione të mëtejshme kundër Iranit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike, ka konfirmuar se Irani është duke vazhduar zgjerimin e programit të pasurimit të uraniumit, duke shkelur kërkesat e KS-së për pezullimin e aktiviteteve deri ditën e sotme.

Agjencia tha se Irani kishte instaluar dy rrjete prej 164 centrifugash në uzinën nëntokësore në Natanz dhe ishte duke instaluar edhe shumë të tjerë.

Ekziston një shqetësim ndërkombëtar se Irani është duke e përdorur uraniumin për të zhvilluar një bombë atomike

Uashingtoni e ka paralajmëruar Teheranin se do të përballet me saksione të forta.

Ambasadori i Iranit në OKB, Ali-Asghar Soltaniyeh, tha se raporti mbështeste pretendimet e vendit të tij për të prodhuar energji bërthamore, dhe jo armë bërthamore.

Ai shtoi se Irani dëshironte të punonte haptazi me vendet e tjera një një program të përbashkët pasurimi uraniumi.

LOKALE
Bomba vret 11 roja iraniane
14 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Demokratët amerikanë kërkojnë përmbajtje
12 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Këmbëngulje për programin bërthamor
11 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Irani në fokus të konferencës së Mynihut
11 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Shpërthim në Hilla
01 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>