BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 14 shkurt 2007 - 11:19 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bomba vret 11 roja iraniane
Autobusi i goditur nga shpërthimi
Shpërthim në një autobus në Iran
Media shtetërore në Iran njofton se 11 pjesëtarë të Rojave Revolucionare janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në një autobus në lindje të vendit.

Agjencia e lajmeve IRNA thotë se shpërthimi ndodhi në qytetin Zahedan, pranë kufirit me Pakistanin dhe Afganistanin.

Njoftimet thonë se një makinë e mbushur me lëndë plasëse ndaloi para një autobusi që transportonte rojat kufitare para se të shpërthente.

Personat që gjetën vdekjen nga shpërthimi në autobus po udhëtonin për në punë. Ata ishin pjesëtarë të Rojave Revolucionare dhe të një grupi vullnetar paraushtarak Basij.

Agjencia iraniane e lajmeve thotë se një veturë e vogël parakaloi autobusin dhe ndaloi para tij duke pretenduar se kishte defekt.

Sipas njoftimeve, pasagjerët e veturës u morën nga disa motoçikleta para se të shpërthente makina-bomba.

Agjencia e lajmeve thotë se autorët e këtij "akti terrorist" janë arrestuar.

Në rajonin e Baluçistanit ka pasur një sërë sulmesh, vrasjesh e rrëmbimesh dhe Irani ka fajësuar grupin sunit Jundollah, i cili vepron në rajonin kufitar midis Pakistanit, Afganistanit dhe Iranit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>