 | | | Autoritetet amerikane thanë se provat tregojnë përfshirje iraniane |
Politikanë të lartë demokratë në SHBA i kanë bërë thirrje administratës së Bushit të jetë e kujdesshme kur akuzon Iranin se po inkurajon dhunë në Irak. Ata u shprehën kështu pasi autoritetet amerikane në Irak thanë se kanë prova që Irani po u jep armë milicëve shiitë që sulmojnë patrullat ushtarake amerikane. Por senatori demokrat, Kris Dodd, tha se administrata e Bushit edhe më herët është përpjekur të fallsifikojë provat dhe ishte skeptik rreth këtij pretendimi. "Unë e shoh këtë raport me një lloj skepticizmi. Nuk vë në dyshim se Irani është përfshirë në një lloj mase dhe natyrisht ky është problem që duhet adresuar, por nuk ndjehem mirë kur shoh se ata po përpiqen të krijojnë një premisë, të përcaktojnë një premisë për një veprim ushtarak më të gjerë në të ardhmen në Iran. Mendoj se ky do të jetë një gabim i madh," tha senatori demokrat. |