BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 01 shkurt 2007 - 17:51 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shpërthim në Hilla
Hilla
Hilla ka qenë shumë shpesh objekt sulmi
Policia në Irak thotë se të paktën 45 vetë janë vrarë në shpërthme me bomba në qytetin e Hillas rreth 100 km në jug të Bagdadit.

Më shumë se 150 vetë u plagosën në shpërthime që polica tha u shkaktuan nga dy kamikazë.

Hilla është kryesisht një qytet shiit që shumë shpesh ka qenë objekt sulmi i kryengritësve sunitë në vitet e fundit.

Sulmi i dyfishtë ndodhi në një ditë kur dhejtë persona të tjerë u vranë në disa sulme në mbarë vendin.

Gjashtë prej tyre u vranë gjatë një sulmi me bombë në Bagdad.

Tre të tjerë vdiqën gjatë një sulmi me makinë bombë në lagjen Rusfasi po në Bagdad.

SHBA akuzon Iranin

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se po ndihmon militantët në Irak.

Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns, i tha BBC-së se forcat amerikane kishin arrestuar disa shtetas iranianë në Irak me dyshimin se u kishin dhënë teknologji eksplozivësh militantëve shiitë.

Presidenti Bush ka premtuar se do të gjejë dhe shkatërrojë të gjitha rrjetet në Irak që po ndihmojnë militantët të vrasin ushtarët amerikanë, çka shihet si një paralajmërim i qartë për Iranin.

Në fillim të këtij muaji, forcat amerikane arrestuan pesë shtetas iranianë në veri të Irakut.

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns, i tha BBC-së se mes tyre kishte edhe pjestarë të njësive al-Quds të Gardës Revolucionare Iraniane.

"Personat që u arrestuan nuk ishin biznesmenë iranianë në Irak por operativë të njësive al Quds, paraushtarakë që punojnë për llogari të qeverisë iraniane dhe zartarëve të shërbimit të fshehtë" tha zoti Burns.

Zoti Burns përsëriti akuzat e Britanisë se Irani po ndihmonte militantët përreth qytetit jugor të Basrës, për të prodhuar bomba më të sofistikuara, që kishin çuar në shtimin e numrit të ushtarëve të vrarë.

Uashingtoni thotë se qëndrimi i ashpër që po mban ndaj Iranit lidhur me ndërhyrjen e tij në Irak, duhet të shihet si një akt vetëmrojtjeje dhe jo si një shkallëzim i hapave që mund të çojnë në një konflikt ushtarak.

Presidenti Bush nuk po flet shumë për një luftë kundër Iranit, ndonëse vazhdon të thotë se të gjitha alternativat janë mbi tryezë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>