 | | | Një impiant i teknologjisë bërthamore iraniane. |
Çështja e debatueshme e programit bërthamor të Iranit ka gjasa të jetë në qëndër të vëmendjes në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare për sigurinë e cila po mbahet në Mynih. Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes dhe parlamentarëve pritet të flasë negociatori kryesor i Iranit për çështjet bërthamore, Ari Larixhani. Duke mbritur në këtë konferencë ai tha se besonte se mosmarrëveshja e Iranit me botën, lidhur me programin e vetë bërthamor mund të zgjidhej përmes bisedimeve. OKB-ja ka vendosur fundin e këtij muaji si afatin e fundit që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit, ose do të përballet me sanksione të mëdha ekonomike. |