 | | | Irani thotë se ka lëshuar në hapsirë një raketë |
Iranianët kanë lëshuar një mesash të ri sfidues ndaj Kombeve të Bashkuara duke këmbëngulur se nuk do të ketë tërheqje nga programi i tyre bërthamor. Në një fjalim, presidenti Mahmud Ahmedinexhad, e krahasoi pasjen e teknologjisë bërthamore nga vëndi i tij me një tren pa frena dhe marsh indietro. Një nga zëvëndësministrat e tij të Jashtëm, tha se ata po përgatiteshin për çdo situtatë, madje edhe për luftë. Televizioni shtetëror po ashtu njoftoi se iranianët kanë lëshuar raketën e tyre të parë drejt hapsirës. |