BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 25 maj 2007 - 07:25 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Miratohet buxheti amerikan i luftës
Ushtarë amerikanë
120 miliardë dollarë do të vihen në dispozicion të trupave
Të dyja dhomat e kongresit amerikan kanë votuar në favor të projektligjit për financimin e operacioneve ushtarake në Irak dhe Afganistan me një vlerë 120 miliardë dollarë.

Pas retorikës disamujore mes presidentit dhe kongresit, beteja politike për buxhetin e luftës përfundoi brenda vetëm dy orësh.

Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe senati votuan me proçedurë të shpejtë dhe me një shumicë të konsiderueshme në favor të kërkesës së presidentit për të vazhduar financimin e operacioneve ushtrake amerikane në Irak dhe Afganistan.

Pas negociatave me Shtëpinë e Bardhë që vazhduan disa javë, demokratët, jo me shumë dëshirë, hoqën dorë nga kërkesa e tyre që të përcaktohej një afat për tërheqjen e trupave nga Iraku, për të cilën presidenti kishte vënë veton dhe ata nuk kishin votat e mjaftueshme.

Demokratët thonë se kundërshtimi i tyre i deritanishëm ia vlente.

Projektligji, që tashmë duhet të nënshkruhet nga presidenti Bush, përmban disa lëshime.

Ai parashikon disa miliarda dollarë për kujdesin shëndetësor për ish-ushtarakët që kanë marrë pjesë në luftë dhe disa prioritete të brendshme që presidenti i kishte kundërshtuar deri tani.

Ky projektligj përmban edhe disa kritere që qeveria irakiane duhet të plotësojë në mënyrë që të vazhdojë ndihma amerikane.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>