BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 13 korrik 2007 - 19:10 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Marrëveshje për programin bërthamor
Delegacioni i Agjencisë së OKB-së për Energjinë Bërthamore
Delegacioni i Agjencisë së OKB-së për Energjinë Bërthamore
Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore njofton se është marrë vesh me Iranin për një sërë masash që synojnë sqarimin e çështjes së programit bërthamor të Teheranit.

Agjencia thotë se marrëveshja është arritur gjatë bisedimeve dy ditore që u zhvilluan në Iran gjatë javës.

Teherani do të lejojë inspektorët e Kombeve të Bashkuara të vizitojnë një reaktor të të ashtuquajturit "ujë i rëndë" që është në ndërtim e sipër e ku mund të prodhohet pluton, një përbërës i rëndësishëm për armët bërthamore.

Megjithatë, dy palët nuk kanë diskutuar për çështjen kryesore që është kërkesa e OKB-së që Irani të pezullojë programin e pasurimit të uraniumit nga frika se mos Teherani dëshiron të prodhojë armë bërthamore.

Udhëheqësit e Iranit e mohojnë këtë pretendim.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>