BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 10 qershor 2007 - 14:27 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Arrestime të reja në Iran
Ali Shakeri
Zoti Shakeri akuzohet për spiunazh
Irani ka konfirmuar se ka arrestuar një iraniano- amerikan të katërt nën akuzën e spiunazhit.

Ali Shakeri, një akademik dhe aktivist për paqe ishte në Iran për të vizituar të afërmit, por ai u zhuk muajin e kaluar kur do të largohej nga vendi.

Autoritetet iraniane fillimisht nuk pranuan se e kishin arrestuar.

Gjatë muajit të kaluar, Teherani ka arrestuar dy akademikë të tjerë iraniano-amerikanë, Haleh Esfandiari dhe Kian Tajbaksh dhe i ka vënë ata në akuzën e spiunazhit.

Një gazetar iraniano-amerikan që punonte për Radion Evropa e Lirë gjithashtu nuk është lejuar të largohet nga vendi.

Korrespondentja e BBC në Teheran thotë se këto arrestime të personave me nënshtetësi të dyfishtë kanë dërguar valë tronditëse në mes diasporës së madhe iraniane.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>