BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 27 qershor 2007 - 06:35 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Amnesty për ekzekutimet e fëmijëve

Amnesty International
Amnesty International bën thirrje që të ndalen ekzekutimet e fëmijëve
Organizata me qendër në Londër, Amnesty International, i ka bërë thirrje Iranit që të ndalë ekzekutimin e fëmijëve.

Në një raport të sajin, organizata tha se Irani është i vetmi vend që ka ekzekutuar fëmijë këtë vit, ndërkohë që 71 syresh përballen me dënimin me vdekje.

Amnesty thotë se që prej vitit 1990, 24 fëmijë të dënuar për krime janë ekzekutuar në Iran, më shumë se në ndonjë vend tjetër të botës.

Prej tyre 11 ishin ende nën moshën 18 vjeç kur u ekzekutuan, ndërsa të tjerët pritën dënimin me vdekje derisa mbushën moshën 18 vjeç.

Drewery Dyke nga Amnesty International thotë se Irani është i vetmi vend i botës që ka ekzekutuar me vdekje këtë vit fëmijë të dënuar për krime.

"Vetëm tre vende të tjera kanë ekzekutuar fëmijë vitet e fundit, sipas informacioneve të marra nga Amnesty International."

"Gjatë tre viteve në Iran u ekzekutuan më shumë fëmijë se sa në vendet e tjera të marra së bashku. Përsa i takon këtij viti Irani ka ekzekutuar dy fëmijë," tha zoti Dyke.

Amnesty vëren se Irani mohon të ketë ekzekutuar fëmijë.

Organizata shton se i ka bërë thirrje autoriteteve iraniane të ndalin ekzekutimet e tjera dhe të amendojë ligjet në mënyrë që minorenët që kanë kryer krime të mos dënohen me vdekje.

Amnesty thotë se një projektligj i propozuar, që është ende duke u shqyrtuar nga autoritetet iraniane, do të mund t'i hapë rrugën heqjes së dënimit me vdekje për minoretët, ose të paktën të ulë numrin e krimeve për të cilat fëmijët do të dënoheshin me vdekje.

LOKALE
Arrestime të reja në Iran
10 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Takim i rëndësishëm SHBA-Iran
28 maj 2007 | Faqja Kryesore
Mbahet takimi SHBA - Iran
28 maj 2007 | Faqja Kryesore
Zv/presidenti Cheney paralajmëron Iranin
12 maj 2007 | Faqja Kryesore
Kina ka numrin më të madh të ekzekutimeve
05 prill 2005 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>