|
Kina ka numrin më të madh të ekzekutimeve | |||||||||||||||||||||||
Kina është cituar si ekzekutuesja kryesore në botë. Sipas Amnesty International, nga 3797 vetë të ekzekutuar vitin e kaluar, së paku 3790 janë ekzekutuar në Kinë. Kjo e shpjeguar ndryshe do të thotë nëntë nga dhjetë persona. Por ndoshta edhe kjo shifër mund të jetë më e ulët nga ç'është në të vërtetë. Kina nxjerr vetë shifrat zyrtare dhe Amnesty arriti në këtë përfundim duke parë në internet për raporte të proceseve gjyqësore dhe dënimeve me vdekje. Vetë parlamenti kinez vitin e kaluar tha se afro 10 mijë vetë ekzekutohen çdo vit. Vietnami fqinj është gjithashtu lart në listë me së paku 64 ekzekutime të kryera vitin e kaluar. Raporti i Amensty International thotë se shumë nga dënimet me vdekje të aprovuara në Kinë dhe Vietnam bazohen në prova të nxjerra si rezultat i torturave. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||