BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 01 qershor 2007 - 06:20 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rusia s'pranon rezolutën për Kosovën
Vitaly Churkin
Rusët janë kundër planit Ahtisaari për pavarësi të mbikëqyrur
Rusia ka hedhur poshtë variantin më të fundit të rezolutës së OKB për pavarësi të mbikqyrur të Kosovës.

Ambasadori i OKB në Moskë, Vitaly Cherkin, tha se lëshimet e bëra në projektin e ri nuk kanë ndryshuar asgjë.

Ai gjithashtu la të nënkuptohej se vendi i tij - një aleat tradicional i Serbisë që kundërshton pavarësinë e Kosovës, mund të përdorë veton.

"Prezantimi i këtij versioni të ri të projektit nuk ka ndryshuar asgjë përsa na përket ne. Ne vazhdojmë të mbesim me elementët tona të propozuara. Unë i kam theksuar ato elementë tek kolegët e mi në Këshillin e Sigurimit, kështu që gjërat vazhdojnë të jenë ku ishin, para se të prezantohej ky variant i ndryshuar."

Ndërkohë, duke folur në Gjermani, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, tha se rruga e vetme përpara është pavarësia:

"Sfida jonë më urgjente në këtë moment është Kosova. Status-Quoja atje nuk mund të qëndrojë më dhe pavarësia, fillimisht e mbikqyrur, është kursi i vetëm realist dhe i dëshiruar. "

LOKALE
"Nuk ka ndarje të Kosovës"
31 maj 2007 | Faqja Kryesore
Rice në Gjermani për takimin e G8-ës
30 maj 2007 | Faqja Kryesore
Topalli optimiste për Kosovën
30 maj 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>