BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 30 maj 2007 - 11:33 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Topalli optimiste për Kosovën
Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli
Kryeparlamentarja shqiptare viziton Prishtinën
Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, është shprehur optimiste se votimi i rezolutës për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të kalojë pa probleme.

Zonja Topalli, që ndodhet për një vizitë në Prishtinë, shfaqi bindjen e saj se Rusia nuk do të përdorë veton kundër pavarësisë së Kosovës.

"Besoj se po shkohet aty ku ne të gjithë kemi dëshiruar, ku kemi ëndërruar dhe nuk besoj dhe nuk gjej bazë për të menduar për ndërlikime të tilla, përkundrazi, në takimet që kam pasur në Kinë, në Luksemburg, në Itali etj, më bëjnë të mendoj se nuk do të shkohet aty," tha zonja Topalli pas takimeve me udhëheqësit më të lartë të Kosovës.

"Një pavarësi e konsoliduar dhe afatgjatë është gjëja më themelore për Kosovën, për stabilitetin, për perspektivën evropiane, për rajonin dhe për të gjithë ne," tha kryeparlamentarja Topalli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, tha se Shqipëria ka një meritë të veçantë për procesin e zgjidhjes së statusit.

Ai ka shprehur falenderimin e tij për ndihmën që kanë dhënë institucionet e Shqiptarisë në çështjen e Kosovës.

"Tirana zyrtare është shndërruar kaherë në një avokat të fuqishëm të çështjes së Kosovës dhe takimet që i ka vazhdimisht me të huaj, qoftë brenda apo jashtë shtetit, Kosova zë një vend të madh të asaj agjende," tha zoti Berisha.

Zonja Topalli dhe homologu i saj nga Kosova Berisha janë zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve edhe pas zgjidhjes së statusit.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e zonjës Topalli në Kosovë, që kur mori udhëheqjen e legjislativit shqiptar.

LOKALE
Britania këshillon durim për rezolutën
23 maj 2007 | Faqja Kryesore
"Kosova me gjasë pavarësie në verë"
22 maj 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>