BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 25 maj 2007 - 12:07 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Evropa të përballet me Rusinë për Kosovën
Kosova
Financial Times shkruan për Kosovën
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës gazeta THE FINANCIAL TIMES boton një shkrim të analistit Philiph Stephens lidhur me Kosovën.

Në shkrimin e titulluar "Evropa duhet tani të vihet përballë Rusisë lidhur me Kosovën" analisti britanik thotë se politika evropiane në Ballkan ka qenë historikisht ajo e mosveprimit.

"Historia ka të shkruar vetëm turp të përhershëm," vë në dukje analisti Stephens lidhur me politikën e Evropës në Ballkan.

Ai thotë se paqja u vendos në atë cep të Evropës vetëm pasi Amerika vendosi të dërgonte trupat e saj atje.

Tani Evropa ndodhet përsëri para sprovës, thotë analisti Stephens "për të mbyllur më në fund një nga kapitujt e mbetur të Ballkanit duke e futur Kosovën në rrugën drejt pavarësisë."

Por që të arrihet kjo Evropa duhet të tregojë në vitin 2007 "unitet dhe gixim, diçka që i ka munguar në vitet 1990."

Analisti britanik thotë se, megjithëse Kosova nuk është ende e gatshme për vetëqeversja demokratike, çdo vonesë vetëm do t'i bëjë gjerat më keq.

"Procesi shtetformues nuk mund të fillojë si duhet derisa Kosovës t'i garantohet shtetësia," thotë ai, dhe shton, " Serbia do të pranojë humbjen e saj vetëm kur të konsiderohet se është e pakthyeshme".

Sa i përket precedentit, OKB-ja, thotë ai, duhet ta bëjë të qartë se Kosova është një përjashtim nga rregulli.

Ndërsa për mundëinë e vetos ruse në OKB, ai thotë se, megjithëse ajo mund të përçajë Evropën dhe SHBA-në dhe vetë evropianët, ajo vetëm sa do ta turpëronte Moskën.

"Rreziqet janë mjaft të larta dhe nuk mund të mbahen peng i hipotezave," thotë analisti Stephens.

"Përgjegjësitë e Evropës, sigurisht, do të fillojnë dhe jo mbarojnë me njohjen e pavarësisë së Kosovës."

Divorcet shumëmilionëshe

Divorcet shumë miliona stërlinëshe janë në qendër të gazetave britanike pasi gjykatësit kanë bërë thirrje për një rishikim të ligjeve të divorcit. Shkak është rritja e shumave të stërmëdah që marrin gratë e divorcuara nga biznesmenë milionerë.

"Gjykatësit bëjnë thirrje për një rishikim të divorceve pas arritjes së pagesës rekord prej 48 milion stërlinash," shkruan një titull në faqe të parë të gazetës THE GUARDIAN.

Gjykatësit thonë se duhet të bëhen të zbatueshme ligjërisht marrëveshjet financiare paramartesore me qëllim që të ulen rastet gjyqësore që lidhen me ndarjen e financave në gjyqet e ndarjes.

Për ironi këto komente u bënë nga gjykatësit në një gjykatë apeli që i dha 48 milion stërlina gruas së një biznesmeni pas ndarjes.

Sipas ligjit, asetet familjare ndahen baraz midis partnerit që siguron paratë në familje, në shumicën e rasteve burrat, dhe partnerit që qëndron në shtëpi, në shumicën e rasteve gratë.

Gazeta THE TIMES shkran se "procesi ligjor është në bankën e të akuzuarve." Gazeta shton se tani Londra është kthyer në kryeqytetin e grave me aspirata pasurimi.

Gazeta financiare THE FINANCIAL TIMES shkruan se u duk qartë që vendimi i gjykatësve fajësonte qeverinë për pasigurinë lidhur me ligjin e divorceve.

Gazeta thotë se qeveria ka vonuar miratimin e një projekt-ligji që është ende në fazën e konsultimeve pas 10 vjetësh që është hedhur në qarkullim, i cili u jep fuqi ligjore kontratave paramartesore.

Gjykatësi në çështjen e ndarjes së biznesmenit vuri në dukje një rritje të divorceve shumë-milionëshe në gjykatat e Londrës të cilat janë miqësore ndaj grave.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>