BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 08 tetor 2010 - 12:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bisedime për datën e zgjedhjeve

Kuvendi i Kosovës
Zgjedhjet e parakohshme besohet se do të mbahen brenda marsit
Periudhës së bisedimeve për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë besohet se po i vjen fundi me një takim që ushtruesi i detyrës së presidentit po zhvillon me të gjitha partitë politike së bashku, ushtruesi i detyrës së presidentit të vendit.

Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se pas takimeve do të marrë vendimin për një datë të caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, të cilën mund ta publikojë deri nga fillimi i javës së ardhshme.

Dallimet për datën janë theksuar pas përplasjeve mes partnerëve të koalicionit, që janë reflektuar edhe në mesin e forcave të tjera politike në vend.

PDK dhe LDK kanë këmbëngulur në qëndrimet e tyre për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke kërkuar, siç thonë, respektim të afateve kushtetuese.

Lidhja Demokratike ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, që do të shënonte respektimin e afateve kushtetuese prej jo më pak se 4 muajve dhe jo më shumë se 6 muaj nga data e shpalljes dhe do t’i jepte asaj kohë për përgatitje më të mirë pas procesit zgjedhor brenda partiak.

Partia Demokratike e kryeministrit Thaçi, thotë se java e parë e muajit shkurt të vitit të ardhshëm, do të mund të ishte më e përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme meqë do të respektohej, siç thotë, edhe afati i paraparë për çertifikim të rezultateve si dhe ai për krijimin e koalicioneve të mundshme qeveritare.

Besohet ndërkaq se periudha mes muajit shkurt e mars do të shënojë kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend, që u nxitën pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

LOKALE
Nuk janë kushtet për dialog
08 tetor 2010 | Rajoni
Bisedime LDK-PDK për zgjedhjet
04 tetor 2010 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>