|
Sllovenia njeh Kosovën e pavarur | |||||||||||||||||||||||
Sllovenia si kryesuese e rradhës e Bashkimit Evropian, njohu të mërkurën në mbrëmje pavarësinë e Kosovës. Vendimi është marrë në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit të Sllovenisë, ku shumica e deputetëve kanë votuar që Lubjana të njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Sllovenia është shteti i parë i ish federatës jugosllave që njeh pavarësinë e Kosovës, më shumë se dy javë pas shpalljes së saj. Shefi i zyrës sllovene në Prishtinë, Vojko Volk, i dorëzon të enjten presidentit dhe kryeministrit të Kosovës letrat kredenciale të Sllovenisë për njohjen e pavarësisë dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Notë proteste Beogradi i ka dërguar një note proteste Sllovenisë dhe ka udhëruar ambasadorin serb që brenda 48 orësh të tërhiqet nga Lubjana. Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel, ka deklaruar se i kupton ndjenjat e Serbisë dhe të serbëve që jetojnë në Slloveni, por ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Sllovenisë nuk duhet shikuar si një veprim kundër Serbisë. Ai ka thënë se vendimi i Lubjanës zyrtare është në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian. Ndërkohë edhe Islanda ka njohur të mërkurën pavarësinë e Kosovës. | LOKALE 'Kufiri nuk duhet të pengojë njohjen'29 shkurt 2008 | Rajoni Qetësi e brishtë në Kosovë27 shkurt 2008 | Rajoni Sfidat e Kosovës së Pavarur26 shkurt 2008 | Rajoni Prishtina zyrtare për vizitën e ministrit serb26 shkurt 2008 | Rajoni Flamuri i ri kosovar në pikën Morinë-Vermicë26 shkurt 2008 | Rajoni BE tërheq personelin nga Mitrovica 25 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||