|
Flamuri i ri kosovar në pikën Morinë-Vermicë | |||||||||||||||||||||||
Autoritete policore e doganore të Vërmicës dhe Morinit, si dhe drejtuesit vendorë të Prizrenit dhe Qarkut të Kukësit organizuan një ceremoni të përbashkët në vijën kufitare në veri të Shqipërisë. Në qendër ishte një tortë e madhe me hartat e Shqipërisë dhe Kosovës që simbolizon një epokë të re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe veçanërisht mes rajonit të Kukësit dhe Prizrenit si rajone fqinj. Për qytetarët dhe biznesmenët e dy anëve të kufirit kjo është një premisë për më shumë liri në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave midis të dy anëve të kufirit. Shqipëria ka hedhur hapin e parë në lehtësimin e barrierave kufitare duke hequr tatimin vlerës së shtuar për mallrat e import-eksportit me Kosovën dhe për rajonin verilindor, menjëherë para shpalljes së pavarësisë. Sipas prefektit të Kukësit, Qamil Cenalia "një Kosovë e pavaruar është një shans shumë më i madh për bashkëpunimin dhe për integrimin ndërkufitar sidomos të rajonit të Kukësit dhe Prizrenit". Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se tashmë pikat e kalimit kufitar do të jenë formale dhe se realitet e reja të krijuara në rajon pas shpalljes së pavarësisë krijojnë hapësira të reja bashkëpunimi dhe integrimi. Shqipëria ka marrëveshje të tregëtisë së lirë me Kosovën dhe pesë pika të kalimit kufitar ku kufiri kalohet vetëm me pasaportë. Ajo që pritet t'i afrojë më tepër të dy vendet është korridori rrugor Durrës-Kukës- Prishtinë i cili është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë në vitin 2009. | LOKALE Lëndohen policë në kufi me Serbinë26 shkurt 2008 | Rajoni Prishtina zyrtare për vizitën e ministrit serb26 shkurt 2008 | Rajoni BE tërheq personelin nga Mitrovica 25 shkurt 2008 | Rajoni Samarxhiq viziton Kosovën25 shkurt 2008 | Rajoni Rusia thekson mbështetjen për Serbinë25 shkurt 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||