BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 08 janar 2008 - 10:15 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Pritet paraqitja e kabinetit qeveritar
Ndërtesa e parlamentit të Kosovës
Koalicion me shumicë të fortë parlamentare
Pas zyrtarizimit të koalicionit qeverisës mes PDK-së dhe LDK-së, kryeministri i mandatuar, Hashim Thaçi, pritet të bëjë publike emrat e kandidatëve për kabinetin qeverisës si dhe të drejtuesve të institucioneve të tjera të Kosovës.

LDK-ja e presidentit Sejdiu do t'i dorëzojë listën me emrat e kandidatëve të vetë, ndërkohë që edhe zoti Thaçi do të bëjë të ditur emrat e kandidatëve nga radhët e partisë që ai udhëheq.

Kuvendi i Kosovës do të duhej që në seancën e ditës së mërkurë të votojë gjithë paketën e bartësve të institucioneve të Kosovës, përfshirë qeverinë dhe organet drejtuese të vetë Kuvendit.

Marrëveshja e nënshkruar të hënën nga kreu i partisë që ka fituar zgjedhjet, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Kosovës, në emër të LDK-së, Fatmir Sejdiu, parashikon ndarjen e pushtetit duke i lënë LDK-së drejtimin e Presidencës së Kosovës ndërkaq fituesit të zgjedhjeve, PDK-së, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.

 Është koalicion apo marrëveshje për Kosovën dhe jo për PDK-në apo për LDK-në
Hashim Thaçi

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, kryetari i Kosovës, në këtë rast, Fatmir Sejdiu, do të ketë mandat pesë vjecar, ashtu siç parashikon edhe propozimi i ndërmjetësit të OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Mandat katërvjeçar

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se shpallja e vendimit për pavarësinë do të ndodhë sa më parë të të jetë e mundur.

"Ne mund te themi se kemi një orientim në kornizën themelore kohore dhe në kuadër të kësaj kornize kohore natyrisht se do të ketë operacione ta quajmë, apo veprime të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare, me mbështetësit e pavarësisë së Kosovës që të ndodhë sa më shpejt. Them se do të ndodhë shumë shpejt," tha presidenti Sejdiu.

Ndërkohë kryeministri i mandatuar, Hashim Thaçi, tha se marrëveshja për koalicion ndërton institucionet që do të bartin procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

"Është koalicion apo marrëveshje për Kosovën dhe jo për PDK-në apo për LDK-në. Është marrëveshje për interesin e të gjithë qytetarëve dhe natyrisht përkushtimi numër një jo vetëm i koalicionit por gjithë spektrit politik dhe qytetarëve të Kosovës është zyrtarizimi i shtetit të pavarur, sovran e demokratik sa më parë që është e mundur dhe kjo do të ndodhë sepse kemi mirëkuptim të plotë ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe vendet tjera përreth", tha Hashim Thaçi.

Të gjitha institucionet e tjera do të kenë mandat katërvjecar.

Partnerët në koalicionin qeverisës janë zotuar se përparësi të punës së tyre do të kenë pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është kundërshtuar fuqishëm nga Beogradi zyrtar i cili është kërcënuar me shkëputjen e lidhjeve me të gjitha vendet që do ta njohin atë.

Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, i ka bërë thirrje BE-së që të zgjedhë mes partneritetit me shtetin e njohur ndërkombëtarisht, Serbisë, dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Por sekretari për marrëdhënie me publikun i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka thënë BBC-së se pret që në javët e ardhshme Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare të krijojnë një axhendë të përbashkët për pavarësimin e Kosovës.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Kosovë - zgjedhjet 2007
23 tetor 2007 | Analiza
Pritet marrëveshja për koalicionin
25 dhjetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>