 | | | Sfida të reja pas fitores në zgjedhjet e 17 Nëntorit |
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i mandatuar për formimin e kabinetit të ri qeverisës pritet që gjatë ditës të zyrtarizojë koalicionin qeverisës mes partisë së tij dhe LDK-së së presidentit Fatmir Sejdiu. Një korrespondent i BBC-së në Prishtinë thotë se konsultimet midis përfaqësuesve të dy forcave kryesore në skenën politike kosovare kanë vazhduar edhe gjatë ditëve të festave dhe tani pritet që kryeministri i ardhshëm i Kosovës, në respektim të afatit kushtetues, të shpallë përbërjen e kabinetit të tij. Njoftohet po ashtu se nga të dyja partitë janë manifestuar rezerva të caktuara për sa i përket modalitetit të funksionimit të koalicionit. Në zgjedhjet e 17 Nëntorit PDK-ja doli fituese, ndërkohë që pas saj u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës. |