|
Shtyhet zgjedhja e kryesisë së Kuvendit | |||||||||||||||||||||||
Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar të premten vetëm me betimin e deputetëve të rinj dhe formimin e një komisioni për imunitetin dhe mandatin e deputetëve. Pika kryesore e rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit është shtyrë për ditën e mërkurë. Kjo për shkak se dy forcat kryesore politike, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë tejkaluar mospajtimet për formimin e qeverisë së re. Kryetari i Partisë Demokratike, fituese e zgjedhjeve, Hashim Thaçi ka deklaruar pas seancës së Kuvendit se deri të mërkurën do të formohen të gjitha institucionet e Kosovës. "Kosova të mërkurën do t'i ketë të gjitha institucionet që burojnë nga zgjedhjet e 17 nëntorit, presidentin, qeverinë, kryetarin dhe kryesinë e Parlamentit", tha zoti Thaçi Mandatari për kryeministër, Hashim Thaçi ka deklaruar se bisedimet për formimin e qeverisë së re ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike kanë arritur në fazën përfundimtare dhe se zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet shumë shpejt. Ndërkohë shefi i UNMIK-ut, Joachim Reucker, ka përshëndetur konstituimin e Parlamentit dhe ka shfaqur bindjen se institucionet e reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit, do të ndërtohen deri në mesin e javës së ardhshme. Bisedimet ndërmjet dy forcave më të mëdha politike për formalizimin e koalicionit qeverisës janë tejzgjatur për shkak të disa mospajtimeve të brendshme partiake rreth ndarjes së pushtetit. Ndarja e posteve Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar ofertën e mandatarit për kryeministër, Hashim Thaçi, që ajo të mbajë postin e presidentit, të ketë një zëvendëskryeministër dhe të udhëheqë me pesë ministri, ndërsa Partia Demokratike të udhëheqë qeverinë, parlamentin dhe shtatë ministri, kurse pakicat tri. Por LDK-ja duket të jetë e pakënaqur me ministritë që i janë ofruar asaj, duke vlerësuar se i janë lënë dikasteret më të dobët. PDK-ja, e cila ka rezervuar për vete ministritë kryesore si ajo e Ekonomisë dhe Financave, e Energjetikës dhe Minierave, Transportit e Telekomunikacionit, atë të Arsimit dhe disa të tjera, nuk është treguar e gatshme t'i ofrojë LDK-së më shumë. | LOKALE Kosovë - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza Pritet zyrtarizimi i koalicionit qeverisës02 janar 2008 | Rajoni Në pritje të zyrtarizimit të koalicionit 28 dhjetor 2007 | Rajoni Çeku krenar për punën e qeverisë së tij 27 dhjetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||