|
UNMIK-u kundër zyrës serbe në Mitrovicë | |||||||||||||||||||||||
Misioni i OKB-së në Kosovë e ka vlerësuar si shkelje të Rezolutës 1244 hapjen e zyrës administrative serbe në veri të Kosovës. Zyrtarë të misionit ndërkombëtar në Kosovë thanë se hapja e zyrës shënon një provokim të Beogradit zyrtar, në kundërshtim me zotimet për përmbajtje nga aktet provokuese. Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, ditë më parë hapi një zyrë administrative në veri të Mitrovicës, pa lejen e autoriteteve në Kosovë. 'akt nxitës' Mirëpo, autoritetet vendase e kanë quajtuar akt nxitës hapjen e zyrës serbe dhe kanë ripërsëritur përkushtimin për përmbajtje nga aktet e dhunës. Ato kanë thënë se do të ndërmarrin veprime të caktuara vetëm në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Kryeministri i mandatuar, Hashim Thaçi, ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë struktura paralele. "Në Kosovë do të ketë vetëm institucione legjitime të Kosovës, do të kemi bashkëpunim të ngushtë me zyrën civile ndërkombëtare dhe NATO-n. Nuk do të ketë vend për struktura paralele jolegjitime," tha zoti Thaçi. Reagimet serbe Por përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thanë se nuk u besojnë institucioneve kosovare dhe nuk ka asnjë arsye, sipas tyre, pse të mos vazhdojë edhe më tutje funksionimi i institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës. Pjesa e veriut të Kosovës vazhdon të jetë e ndarë dhe autoritetet ndërkombëtare e ato vendase në tetë vjetët e kaluara nuk kanë arritur të vendosin kontrollin. Serbët e veriut ndërkaq kanë paralajmëruar se në rast të pavarësimit të Kosovës, do të kërkojnë ndarjen e veriut të saj. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Autoritetet kundër protestës së Gardës së Car Llazarit11 tetor 2007 | Rajoni Serbët nuk votojnë në Mitrovicë18 nëntor 2007 | Rajoni Dita e shkollës në Mitrovicë02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||