|
Dita e shkollës në Mitrovicë | |||||||||||||||||||||||
Studentë nga dy pjesët e qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës në Kosovë - një shkollë e mesme serbe në veri të qytetit dhe nga shkolla e mesme e përgjithshme shqiptare në jug - u lidhën përmes telefonit për të mësuar për jetët e njëri-tjetrit në qytetin e ndarë. Shkolla e parë e mesme në qytetin e Mitrovicës u hap në vitin 1919 si shkollë për vajza. Pak kohë më pas, në të pranuan dhe djem, por mësimi mbahej në klasa të ndara. Në atë kohë, 90 përqind e nxënësve ishin serbë apo malazezë dhe mësimi mbahej vetëm në gjuhën serbe.
Gjatë gjithë kësaj kohe, klasat ishin të ndara sipas gjuhëve, por programi mësimor ishte i njëjtë. Mësimi i gjuhës shqipe dhe asaj serbe ishte i detyrueshëm. Por shumëçka ndryshoi në vitin 1990 kur Beogradi ndryshoi kushtetutën e Serbisë dhe zvogëloi autonominë e Kosovës. Shqiptarët në atë kohë braktisën të gjitha institucionet shtetërore. Dhe nxënësit e shkollës së mesme braktisën objektin dhe vazhduan mësimin në shtëpi private. Në këtë kohë, nxënësit serbë vazhduan të ndiqnin mësimet në objektin e shkollës, e cila ndodhet në pjesën jugore të qytetit. Pas ndërhyrjes së NATO-s, mes marsit dhe qershorit të vitit 1999, qyteti u nda. Lumi Ibër u bë 'kufiri'. Shumica shqiptare jeton në jug dhe serbët në veri.
Pas disa muajsh, ajo filloi të përdorej nga nxënësit shqiptarë. Shkolla mori emrin 'Frang Bardhi' dhe ka aktualisht 2000 nxënës. Nxënësit serbë zhvillojnë mësimin në Kosovska Mitrovica Gimnazija në pjesën veriore të qytetit. Shkolla serbe ka rreth 200 nxënës. | LOKALE Brezi i Ardhshëm vjen në BBC02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Dita e Shkollës që pothuaj nuk ndodhi02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Çfarë thanë nxënësit në Ditën e Shkollës02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Çfarë dëshiron Brezi i Ardhshëm?02 dhjetor 2006 | Forum Finalistët e konkursit për talentin e ri01 dhjetor, 2006 | Kulturë | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||