|
Çfarë thanë nxënësit në Ditën e Shkollës | |||||||||||||||||||||||
Deri në fund të viteve '80, nxënës shqiptarë dhe serbë në qytetin e Mitrovicës i ndoqën mësimet në të njëjtën shkollë. Por zhvillimet e viteve '90 që arritën kulmin me konfliktin e viteve 1998-1999 në Kosovë, çuan në ndarjen e qytetit. Që nga viti shkollor 1999-2000 nxënësit shqiptarë studiojnë në shkollën e tyre "Frang Bardhi" në jug të qytetit, kurse nxënësit serbë në objektet e marra me qera nga universiteti në veri. Nxënësit e të dy shkollave, që ndodhen në dy pjesët e qytetit të ndara nga lumi Ibër, nuk kanë praktikisht asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Por si pjesë e Ditës së Shkollës, Shërbimi Shqiptar dhe ai Serb i BBC-së organizuan një lidhje mes të dy shkollave. Të ndarë për një kohë të gjatë, nxënësit fillimisht ishin të interesuar të mësonin për jetët e njëri-tjetrit. Ja disa nga përgjigjet që u dhanë nxënësit shqiptarë pyetjeve të nxënësve nga veriu.
Fjolla përgjigjet: Muzika që dëgjohet më shumë nga të rinjtë në jug të Mitrovicës është muzika rock, ajo rap, çdo lloj muzike. Por për momentin më e pëlqyera është muzika Rock... Unë lexoj libra me histori dashurie dhe science fiction. Libri im i preferuar është Tesi i Derbervilëve i Thomas Hardy. Svetlana pyet: A mund të na tregoni se si i kaloni mbrëmjet? Ardita përgjigjet: Në mbrëmje, shumicën e herëve shkojmë në pub-e dhe në kafene. Shëtisim dhe takojmë shokë e shoqe... Këto janë gjërat që bëjmë. Asgjë të veçantë. Maja pyet: Si e shihni ju brezin e ardhshëm? Dastidi përgjigjet: Unë e shoh brezin e ardhshëm së bashku. Kështu duhet të kishte qenë prej një kohe të gjatë. Mendoj se është më mirë për ne që të bëhemi së bashku. Le t'i lëmë politikanët të bëjnë punën e tyre. Të rinjtë duhet të argëtohen. Nuk jemi ne që do të vendosim për pavarësinë e Kosovës, Serbisë, a ish-Jugosllavisë a nuk di çfarë. Unë për vete nuk merakosem dhe aq për këtë... Unë jam i ri dhe dua që të jem shokë me ju dhe me gjithë botën sepse shpejt do plakem dhe nuk do kemë shumë gjëra për të kujtuar nga rinia ime. Lidhja e dy shkollave u mundësua pas shumë vështirësish. Ajo fillimisht ishte planifikuar të bëhej në qendrën kulturore të qytetit, ku dy grupet e nxënësve do të takoheshin. Por autoritete serbe në veri lejuan vetëm lidhjen përmes telefonit. Megjithatë fëmijëve u pëlqeu komunikimi. Ata folën për gjashtë orë dhe biseda e tyre u regjistrua e plotë. Ata po ashtu thanë dialogu mes tyre duhet të vazhdojë në të atdhmen. Në vijim fëmijët serbë u përgjigjen pyetjeve të fëmijëve shqiptarë.
Maja përgjigjet: Po, sigurisht që po. Po të këshim ndonjë mundësi për t'u takuar me ju këtu apo në pjesën tuaj të qytetit, sigurisht që do ta bënim një gjë të tillë. Do të na pëlqente t'ju takonim dhe të punonim bashkërisht, në një grup. Nevxheti pyet: Cilat gjëra mendoni ju se i kemi të përbashkëta? Ivana përgjigjet: Mendoj se kemi shumë gjëra të përbashkëta. Për shembull, kur mbarojmë shkollën edhe ne shkojmë në kafene për të pirë një kafe apo ndonjë lëng frutash. Edhe ne shohim ndeshjet e futbollit apo ndeshje të tjera sportive. Ne nuk e dimë se çfarë bëni ju gjatë të gjithë ditës, por nga gjërat që pamë (nga videoja juaj) ka gjëra që janë shumë të ngjashme me tonat. Fjolla pyet: Çfarë mendoni ju se do të kishte qenë ndryshe po të kishim qenë së bashku sot? Ivana përgjigjet: Është ndryshe të flasësh me dikë si po përpiqem të flas unë tani. Por nuk kemi zgjidhje tjetër... kështu që po flasim kështu. Sigurisht është më e lehtë të flasësh kur e sheh personin me të cilin flet ... Por çdo mënyrë është e mirë kur nuk ke mundësi tjetër për të zgjedhur. | LOKALE Brezi i ardhshëm - Dita e shkollës02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Dita e Shkollës që pothuaj nuk ndodhi02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Brezi i Ardhshëm vjen në BBC02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Çfarë dëshiron Brezi i Ardhshëm?02 dhjetor 2006 | Forum Finalistët e konkursit për talentin e ri01 dhjetor, 2006 | Kulturë | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||