|
Finalistët e konkursit për talentin e ri | |||||||||||||||||||||||
Shtatë artistë dhe grupe nga gjashtë vende të botës u seleksionuan për finalen e konkursit të Shërbimit Botëror të BBC për talentin më të ri muzikor. Ata do të jenë Britani javën e ardhshme për të luajtur në studiot e famshme të BBC-së në lagjen Maida Vale, ku një panel i përbërë nga ekspertë të industrisë së muzikës do të vendosë për fituesin. Më poshtë keni një profil të finalistëve dhe mund të dëgjoni këngët e tyre. Sweet Cherry Fury - Cold Blonde Body (Brazil) Ky është një grup i përbërë nga gjashtë anëtarë që ndajnë të njëjtin pasion atë për muzikën "rock'n'rroll" Ata janë nga Santos dhe grupi përbëhet nga pesë vajza adoleshente, Mariana, Marina, Marinelli Nika dhe Isabela plus kitaristin Guilherme. Që kur filluan të luanin në vitin 2004, ata kanë tërhequr vëmendje e medias braziliane dhe kanë luajtur në Televizion dhe kanë dalë nëpër revista. Kënga Cold Blonde Body flet për përpjekjet e grupit për të dalë nga mërzija e shkollës, në mënyrë të veçantë nga provimet e matematikës. Vokalisti i grupit 17-vjeçarja Marinelli i këndon këngët e saj në anglisht. The Skagz - Whitwell - Britania e Madhe Skagz vijnë nga Warsop, Meden Vale, një fshat i vogël minatorësh nga veriu i Anglisë. Ata vendosën të dalin si grup pasi u takuan në skenë muzikore në klub punëtorësh të njohur si Black Market. Sipas legjendës, ata u takuan një ditë më pas dhe filluan të praktikojnë tek shtëpia e një shoku dhe deri në mbrëmje i kishin gati tetë këngë. Kënga Whitwell është për vokalistin e grupit Vardy, i cili është sulmuar nga një bandë huliganësh në një fshat afër. "Kënga përmban fjalë të pista, por si të gjitha këngët e grupit Skagz, ajo flet për eksperienca reale - është e ndershme dhe reale," thonë çunat. Silva - I like (Armenia) Silva Hakobyan, 17 vjeç fillon të këndonte që në moshë të hershme. Ajo ka kënduar për Festivalin kombëtare të këngës në Armeni dhe ka marrë pjesë në shumë konkurse. Kënga me të cilën konkuron, I Like, u kompozua nga motra e saj Mane dhe është prodhuar nga i vëllai Edgar. Nic - Take a look into my eyes (Malaui) Raperi 17 vjeçar Nick Giannakis ka lindur në Greqi, por u vendos në Malaui kur ishte 8 vjeç pasi prindërit e tij u divorcuan. Ai u dashurua me muzikën hip-hop pasi dëgjoi muzikën e Tupac Shakur, dhe në moshën 11 vjeç vendosi të provonte të bënte muzikën rap. Pasi shpallosi aftësitë e tij prej raperi duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme ai fitoi një punë një një radio lokale, dhe më pas rregjistroi albumin e tij të parë. Kënga e tij Take A Look Into My Eyes, përshkruan vështirësitë, me të cilat përballet në përpjekjet për të çarë në industrinë e muzikës në Afrikë. "Kënga prek disa çështje të ndryshme si droga, presioni nga kolegët dhe çështje të tjera, me të cilat përballen të rinjtë në këto kohëra," thotë Nick. Mishkini - 3 Eyez (Gana) Mishkini është një refugjat nga Liberia dhe jeton në Gana. Ai thotë se është shumë i lumtur që është zgjedhur për konkursin Next Big Thing, dhe është lutur që dëshirat e tij të realizohen gjatë procesit. Kënga e tij 3 Eyez, këndohet në gjuhën Eue (një gjuhë nga Gana) në anglisht dhe frëngjisht. Ajo flet për pasojat e tradhëtisë mes të dashurve. Stefan Abingdon - My dunks (Britania e Madhe) Stefan Abingdon hyri në konkursin The Next Big Thing, përmes të vëllait dhe bateristit të grupit Kyle. I lindur dhe rritur në Londër, ai e përshkron muzikën e tij indie-rap dhe acoustic-rock, dhe citon që nga Aphex Twin e deri tek Frank Sinatra si artistët që e kanë influencuar. Kënga My Dunks, është një vëzhgim i modës dhe tendencave të adoleshentëve sot". "E shkruajta këtë këngë për ata njerëzit që ndalojnë në mes të rrugës për të pastruar atletet e tyre të reja ," thotë ai. "Është protesta ime kundër viktimave të modës, kur përfshihem edhe unë!" MLK and the Dreamers - Great man (SHBA) I përbërë nga gjashtë muzikantë nga tre shkolla muzikore në në Omaha, Nebraska, MLK and The Dreamers e përshkruajnë muzikën e tyre si "origjinale, zbavitëse dhe energjike". Ata u lidhën bashkë nga dashuria për këngën, For Real, nga grupi i muzikës folk-rock, Okkervil River. "Ne jemi të influencuar nga gjithçka përreth nesh," thonë ata. "Ne tingëllojmë si qetësia në librari ku librat të tërheqin dhe të mbajnë fort shtrënguar". Emri i grupit është një referencë për Martin Luther King dhe kënga e tyre është një homazh për liderin e luftës për të drejtat civile. "Martin Luther King Junior was a great, great man" thotë refreni i këngës. | LOKALE Brezi i Ardhshëm vjen në BBC02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Dita e Shkollës që pothuaj nuk ndodhi02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Çfarë thanë nxënësit në Ditën e Shkollës02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Brezi i ardhshëm - Dita e shkollës02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Çfarë dëshiron Brezi i Ardhshëm?02 dhjetor 2006 | Forum | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||