|
Një nga filmat Harry Potter më i mirë i dekadës | |||||||||||||||||||||||
Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, është cilësuar si filmi i dekadës në Çmimet First Light. Producenti David Heyman tha se ishte "nder dhe privilegj" të merrte çmimin gjatë një ceremonie që u mbajt në Londër. Për këtë çmim u morën parasysh votat e publikut të gjerë në bashkëpunim me Bafta Kids' Vote dhe u përzgjodh nga fëmijë nga mosha 5-15 vjeç. Prisoner of Azkaban ishte në garë me filmat Shrek, Whale Rider, Happy Feet dhe Up. "Ne e realizuam këtë film për fëmijët dhe të gjitha moshat, por është e qartë se thelbi i audiencës sonë janë të rinjtë dhe të nderohesh prej tyre është një privilegj," tha producenti Heyman. Clemence Posey, që luan rolin e Fleur Delacour në filmat Potter dhe prezantoi në ceremoni çmimin, shprehu keqardhje që serisë së filmave Harry Potter i vinte fundi këtë verë. "Më kujtohet dita e fundit e xhirimeve, që ishte dita e fundit për shumë njerëz dhe disa prej tyre kanë më shumë se 10 vjet, ndaj kam patur shumë emoncione," tha ajo. Çmimet First Light që ndahen çdo vit, kanë në qendër filma me metrazh të shkurtër të realizuara nga të rinj. | LOKALE Fjalimi i Mbretit dominon Bafta-t 14 shkurt 2011 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||