|
Filmi për Elton John hap festivalin | |||||||||||||||||||||||
Shfaqja e një dokumentari për artistin Elton John që do të pasohet me një shfaqje drejtëpërsëdrejti, hap festivalin Tribeca të filmit. Filmi me regji të Cameron Crowe, titullohet The Union dhe ndjek Sër Elton dhe heroin e tij kantautorin amerikan Leon Russell, gjatë kohës që ata prodhojnë albumin e parë të përbashkët. Ky eveniment që zhvillohet në qiell të hapur, do të fillojë më 20 prill në Manhatanin e poshtëm, në Nju Jork. Festivali i 10-të i filmit do të zgjasë deri më 1 maj. Sër Elton, 63 vjeç dhe Russell, 68 vjeç kanë luajtur bashkë muzikë në fillim të viteve 1970. Ata kompozuan këngë për The Union me ish bashkëpunëtorin e vjetër, Bernie Taupin. Sipas Sër Elton, ai dhe Taupin kanë qënë të obsesionuar me muzikën e Leon Russell që për ta në vitet 70 ishte "si perëndi e muzikës". Festivali i filmit në Tribeca vitin e kaluar u hap me filmin e animuar Shrek Forever After. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||