|
Brukseli kërkon 'zgjidhje të negociueshme' | |||||||||||||||||||||||
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vijnë me ide të reja që mund të çojnë në gjetjen e një zgjidhje të negociuar për statusin në takimin e rradhës në Bruksel në 20 nëntor. Zyrtarët evropianë kërkojnë nga Prishtina e Beogradi, që në takim të jenë më krijues për të mundësuar zgjatjen e takimit të fundit në 26 nëntor. Ata kanë thënë megjithatë se kohëzgjatja e tij, varen plotësisht nga rezultati i bisedimeve paraprake në Bruksel. Zyrtarët megjithatë thonë se takimi mund të zgjasë tre ditë. BE-ja, kanë thënë burimet e afërta me të, po këmbëngul në gjetjen e një zgjidhje të negociuar mes palëve. Brukseli megjithatë, e ka bërë të qartë se procesi i bisedimeve shtesë mes Prishtinës dhe Beogradit, përfundon në 10 dhjetor. Mundësi e re Zyrtarët evropianë i kanë thënë BBC-së se takimi i 26 nëntorit, që shënon edhe takimin e fundit, mund të zgjasë deri në tri ditë nëse palët do të hedhin ide të reja që në takimin e rradhës. Takimi disaditor i mundshëm, do të drejtohej nga Treshja Ndërkombëtare e Grupit të Kontaktit, 'vetëm nëse do të ketë lëvizje thelbësore të palëve drejt një marrëveshjeje të negociuar'. Zyrtarë të lartë evropianë kanë thënë se po presin që Prishtina e Beogradi, në takimin e rradhës 'të qasen në mënyrë më krijuese' dhe të ofrojnë ide që mund të çojnë drejt gjetjes së një zgjidhje të negociuar. Qëndrime të vjetra Prishtina dhe Beogradi kanë vazhduar që të këmbëngulin në qëndrimet e tyre, krejtësisht të kundërta për statusin e Kosovës gjatë gjithë procesit. Megjithatë, në takimin e fundit në Vjenë, Beogradi zyrtar propozoi një zgjidhje sipas modelit të Hong Kongut, ish-kolonisë britanike, që parasheh dy shtete dhe në një sistem. Prishtina e ka cilësuar propozimin të papranueshëm dhe si një riformulim të propozimit të mëhershëm për një autonomi thelbësore për Kosovën. Pesëshja negociuese e Kosovës ka bërë me dije se pas 10 dhjetorit, do të mund të ecë më shpejt drejt zgjidhjes së njëanshme të statusit të saj. Në fund të bisedimeve shtesë mes Prishtinën dhe Beogradit, i mbetet sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon të vendosë për hapat e ardhshëm për statusin e Kosovës. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza "Qëndrimet e palëve të papajtueshme"06 nëntor 2007 | Rajoni Statusi - të zgjidhet sa më parë07 nëntor 2007 | Rajoni Afati 10 dhjetor vendimtar për statusin02 nëntor 2007 | Rajoni Ahtisaari: 'Plani im kompromisi më i mirë'31 tetor 2007 | Rajoni Wisner vlerëson procesin deri në dhjetor30 tetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||