BBCAlbanian.comNews image
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Statusi - të zgjidhet sa më parë

Treshja e Grupit të Kontaktit për Kosovën
A do të shpaguhet mundi?
Ndërsa anëtarë të ekipit të unitetit të Prishtinës, vazhdojne turin e tyre diplomatik me takime të reja me ministra të jashtëm të vendeve evropiane, në Prishtinë vijnë mesazhe të qarta se nuk do të ketë shtyrje të reja të vendimit për statusin.

Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt, ka qenë një mesazh që ka përcjellë Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oli Rehn, gjatë paraqitjes së progres raportit për vendet që aspirojnë aderimin në BE.

Edhe kryeministri Slloven Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë BE-në, pas takimit me Kryetarin e Komisionit Evropian, Barrozo, ka thënë se raporti i Treshes në dhjetor, do te jëtë i fundit dhe nuk do të ketë shtyrje të reja.

Edhe Franca ka dhënë shenja të qarta se nuk mbështet zgjatjen e procesit.

Ambasadori francez në Beograd, Zhan-Fransoa Teral, ka thënë se nëse do të dështojnë bisedimet, vendi i tij do t’i kthehet Planit mbi pavarësinë e mbikqyrur të Marti Ahtisaarit.

Kosova do të jetë temë bisedimesh edhe në takimin që do të ketë kancelarja gjermane Angela Merkel me Presidentin amerikan Xhorxh Bush këtë të premte, ndërkohë që një zëdhënës i qeverisë gjermane ka deklaruar se nuk ka dallime për Kosovën ndërmjet kancelares Merkel dhe presidentit Bush.

Të gjitha këto zhvillime kanë rikthyer urgjencen e zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, burime të mirinformuara thonë se presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka bërë edhe një kërkesë për shtyrje të re të vendimit për statusin e Kosovës, duke e lidhur këtë edhe një herë me zgjedhjet presidenciale në Serbi, të caktuara për janar të vitit të ardhshëm.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>