|
Fillon fushata zgjedhore në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Subjektet politike në Kosovë fillojnë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet qëndrore dhe ato komunale që mbahen më 17 nëntor. Shumica e forcave politike që garojnë në këto zgjedhje në programet e tyre kanë prioritet pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik. Ndonëse për herë të parë në Kosovë do të mbahen dy palë zgjedhje në të njejtën ditë, fushata zgjedhore do të jetë më e shkurtër. Forcat kryesore politike dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, janë pajtuar që fushata për zgjedhjet e 17 nëntorit të zgjasë vetëm tre javë. Kjo për shkak të shmangies të tensioneve të mundshme politike gjatë aktiviteteve parazgjedhore, të cilat mbahen paralelisht me negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Pak ditë më parë më nismën e presidentit Fatmir Sejdiu subjektet politike kanë nënshkruar një deklaratë me të cilën janë zotuar për zhvillimin e një fushate korrekte dhe dinjitoze. Forcat politike hyjnë në garë për të marrë pushtetin qëndor dhe atë lokal me programet e tyre që përqëndrohen në radhë të parë te pavarësia e Kosovës dhe zhvillimi ekonomik, por nuk mungojnë as programet për qeverisjen e mirë, arsimin, shëndetësinë e mirëqenien sociale. Ndonëse fushata zgjedhore zyrtarisht filloi të enjten shumica e subjekteve politike i kanë nisur aktivitetet e tyre disa ditë më parë. Posterë e materiale të tjera propagandistike me përmbajtje partiake kanë mbuluar vendin ditëve të fundit, ndërsa disa parti politike tashmë kanë mbajtur edhe takimet e para me elektoratin e tyre. Në zgjedhjet e 17 nëntorit do të garojnë 97 subjekte politike të të gjitha komuniteteve. Të drejtën për të votuar do ta kenë rreth 1 milion e gjysmë qytetarë të Kosovës. | LOKALE Kosovë - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza Ndërkombëtarët paralajmërojnë Beogradin24 tetor 2007 | Rajoni Thirrje për serbët të votojnë në Kosovë18 tetor 2007 | Rajoni Bëhen regjistrimet për zgjedhjet në Kosovë13 shtator 2007 | Rajoni Dita e fundit për dorëzimin e listave12 shtator 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||