BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 13 shtator 2007 - 14:05 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bëhen regjistrimet për zgjedhjet në Kosovë
Vutues në Kosovë (arkiv)
Zgjedhjet e 17 Nëntorit do të zhvillohen me lista të hapura.
Dhjetra subjekte politike, nga të cilat 11 serbe, koalicione partish dhe kandidatë të pavarur i kanë dorëzuar kërkesat e tyre për t'u çertifikuar për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale në Kosovë të 17 Nëntorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e zgjati të mërkurën orarin e punës për më shumë se shtatë orë, në pritje të përmbylljes së procesit të çertifikimit të subjekteve politike dhe të dorëzimit të listave të kandidatëve në zgjedhje.

Partitë e mëdha politike thonë se kanë arritur që të përmbyllin listat e tyre me kandidatët më të mirë të mundshëm, ndërkohë që një pjesë e partive të vogla politike kanë arritur marrëveshje me këto të parat në mënyrë që të sigurojnë një përfaqësim në institucionet e Kosovës.

Zgjedhjet e 17 Nëntorit do të zhvillohen me lista të hapura dhe për herë të parë, përvec votimit për kandidatët për deputetë të Kuvendeve Komunale dhe atë Qendror, do të votohet edhe për kryetarë të komunave.

E gjithë Kosova ndërkaq do të jetë një njësi zgjedhore.

Serbët regjistrohen

Një numër i subjekteve politike serbe kanë paraqitur kërkesat e tyre për regjistrim për zgjedhjet e 17 Nëntorit, megjithë thirrjet e Beogradit zyrtar për të bojkotuar ato.

Udhëheqësi i Listës Serbe për Kosovë dhe Metohi, Oliver Ivanoviq, tha për BBC-në se ende nuk është marrë vendimi nëse serbët do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se vendimi mund të merret brenda pak ditësh, por gjithnjë në konsultime me Beogradin zyrtar.

Mirëpo burime pranë KQZ i kanë thënë BBC-së se 11 parti politike serbe kanë aplikuar për zgjedhje dhe në mesin e tyre duket se ndodhet edhe subjekti politik i zotit Ivanoviq.

Ndërkohë, shefi i misionit ndërkombëtar në Kosovë, Joackim Ruecker i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar që të mos pengojë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 Nëntorit.

Në një intervistë me BBC-në ai the se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhje për të ndikuar në përmirësimin e jetesës së tyre në Kosovë.

Joackim Ruecker ka pohuar se nuk e beson që zgjedhjet do të pengojnë procesin e zgjidhjes së statusit dhe ka shtuar se në rast të kundërt ai do të rivlerësojë vendimin për zhvillimin e tyre.

Sipas tij, udhëheqësit kosovarë kanë premtuar se do të vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe pas zgjedhjeve në një afat të shkurtër do të mbledhin kuvendin dhe do të formojnë qeverinë.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Zgjedhjet në Kosovë
03 shtator 2007 | Rajoni
Ruecker shpall zgjedhjet në nëntor
31 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>