|
Presidenti Rugova ndahet nga jeta | |||||||||||||||||||||||
Pas një sëmundjeje të rëndë vdiq të shtunën në Prishtinë presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Zoti Rugova vdiq në orën 11.38 në shtëpinë e tij në Prishtinë i rrethuar nga familjarët, mjeku personal dhe mjekët të tjerë shqiptarë edhe të huaj. Zoti Rugova 61 vjeç, u zbulua se vuante nga kanceri në mushkëri në shtator të vitit të kaluar, kur u dërgua për kontroll mjeksor në një spital ushtarak në Gjermani. Ai vazhdoi të ushtronte funksionin e presidentit të Kosovës dhe të kreut të grupit negociator të Kosovës deri në ditën e vdekjes së tij. Zoti Rugova u zgjodh para katër vjetësh si presidenti i parë i Kosovës. Me profesion profesor letërsie, Ibrahim Rugova u bë personalitet i njohur në vitin 1989 si Kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë fokusi i opozitës ndaj autoriteteve serbe. Takimi i Vjenës Vdekja e tij vjen në një kohë kur kanë filluar bisedimet për të ardhmen e Kosovës. I dërguari i posacëm i Kombeve të Bashkuara për statusin, Martti Ahtisari njoftoi për shtyrjen e takimit të parë të delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë më 25 janar, për shkak të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Takimi, në të cilin do të diskutohej decentralizimi i pushtetit lokal në Kosovë në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e statusit, është shtyrë në afat të pacaktuar. Në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij në Vjenë, zoti Ahtisari theksoi përkushtimin për vazhdimin e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Kosova shpalli pesë ditë zie kombëtare, ndërsa autoritetet në Shqipëri vendosën të mbajnë tri ditë zie me rastin e vdekjes së presidentit Rugova. | LOKALE Ibrahim Rugova - një jetë e tërë21 janar 2006 | Faqja Kryesore Reagime pas vdekjes së presidentit Rugova21 janar 2006 | Faqja Kryesore Shirak dhe Straw për Rugovën 21 janar 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||