|
Forum: Sa relevante janë mediat e huaja në rajon? | |||||||||||||||||||||||
Gjatë dy dekadave të fundit mjete ndërkombëtare të informacionit si BBC në Shqip, Zëri i Amerikës, Deutche Welle, Radio Evropa e Lirë dhe të tjera kanë kontribuar në pasurimin dhe demokratizimin e informacionit në rajonin tonë. Në fund të janarit 2011, Shërbimi Botëror i BBC-së njoftoi mbylljen e Seksionit Shqip, pas afër 2 dekadave transmetimi. Drejtori i Global News të BBC-së, Peter Horrocks pas mbylljes tha se ato nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. "Kjo ndodh thjesht, sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin e Shërbimit Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme dhe se duhet të përqëndrohen përpjekjet në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku BBC ka ndikimin më të madh," tha Horrocks. A ka përfunduar misioni informativ i mediave të huaja në rajon, apo mjedisi medial atje ende ka nevojë për ato? Faik Luta i BBC-së e diskutoi këtë çështje me musafirët në Tiranë: analistin Lutfi Dervishin dhe korrespondenten e AFP-së, Briseida Meman; në Prishtinë analistin dhe blogistin Bul Salihun dhe në Londër analistin dhe publicistin Daut Dauti. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||