|
Miqësia në kohën e Facebook-ut | |||||||||||||||||||||||
Facebook është një nga kompanitë teknologjike më në modë në botë dhe vlerësimi më i fundit për të është 50 miliardë dollarë. Ndërsa hyjmë në dekadën e dytë të shekullit të 21, rrjetet sociale në internet janë bërë tashmë pjesë e jetës. Facebook ashtu si dhe Twitter dhe Linked In janë ndoshta rrjetet më të përhapura në perëndim, por çdo vend ka të preferuanin e vet. Por a na kanë ndryshuar këto rrjete jetën tonë? Apo a janë këto vetëm një mjet tjetër për të na ndihmuar ne që të rrimë në kontakt me jetën moderne? Facebook lindi si një projekt në një konvikt në Harvard për të ndihmuar studentët të mbajnë lidhje me njëri-tjetrin dhe tashmë është kthyer në një fenomen global. Midis përdoruesve ka njerëz që janë si mbi 45 vjeç ashtu dhe nën 24 vjeç. Por a është mirë për ne që të përdorim rrjete të tilla sociale interneti? Clara Shih, autore e librit "Mosha e Facebook-it" ka folur në favor të rrjeteve të tilla që nga viti 2007. "Nuk mendoj se është mirë apo keq. Është hapi tjetër në evoluimin e komunikimit. Ashtu si dhjetë vjet më parë na u desh të mësonim e-mailin dhe internetin, sot na duhet të mësojmë median sociale. Kjo është një mënyrë e re e vendosjes së kontakteve me njerëz, e aksesit të informacionit, të portretizimit se kush jemi ne, si personalisht ashtu dhe profesionalisht." Clara thotë se ajo vetë ka rreth 5000 miq në Facebook, një shifër që vërtet të bën të mendosh. A janë ata vërtet miq? Por sipas saj çdo gjë varet në atë se çfarë quan ti mik. "Jam dakord me atë që nuk është as mirë dhe as keq. Rasti më ekstrem është dikush që rri pa pushim në Facebook dhe ne kemi parë të botohen raste të njerëzve që janë shtruar në spitale psikiatrike. Njerëz që nuk mund të rrinin pa kontrolluar Facebook-un, pa ndryshuar statusin e tyre edhe për 5-10 minuta. Ky është skenari më i keq. Por ka edhe shumë anë pozitive dhe unë mendoj se Facebook po nxjerr në pah faktin se ne jemi kafshë sociale dhe psikologë të evolucioneve e kanë ditur prej kohësh se ne kemi mundësi të kemi 140-150 miq. Ky është edhe numri mesatar i miqve që njerëzit kanë në botën e Facebook-ut. Në 2010, Facebook zhvendosi edhe Google si faqja më e vizituar në SHBA dhe afro një në katër reklama të ndjkura në SHBA ishin në faqen e Facebook-ut. Hannal Pool është shkrimtare që kohët e fundit ka shkruar një artikull mbi miqësinë dhe prishjen e miqësive për gazetën Guardian. Ajo mendon se Facebook është për njerëzit që njeh, miq etj, ndërsa Twitter është për këdo që do të lexojë çfarë shkruajnë të tjerët. "Në Twitter janë thjesht mendimet e mia dhe çfarë po më ndodh gjatë ditës, gjëra që kam parë dhe vëzhguar. Unë kam një grup njerëzish me të cilët kam miqësi vetëm në Twitter. Unë takova një grua në një festë dhe kur më tha emrin e dija menjëherë se çfarë kishte bërë ajo më herët gjatë ditës, pasi unë e ndejk atë në Twitter dhe ajo më ndjek mua në Twitter." Ajo më tej shton: "Ju mund të keni aty romanca të shkurtra. Ti mund të biesh në dashuri me njerëzit që ti më herët mendoje se i urreje, ashtu si dhe e kundërta. Mund të urresh njerëzit që ti mendoje se ishin fantastikë. Gjithashtu qëkur kam filluar të ndjek Twitter-in, jam e informuar më mirë se çdo herë tjetër." Por këto faqe social sipas shumë përdoruesve dhe specialistëve janë kthyer në platforma të njerëzve të ndryshëm . Shumë me anë të blogjeve të tyre kanë bërë karriera dhe janë bërë të famshëm, atëherë kur nuk i njihte askush. Përsëri Tomas Chamorro Premuzic: "Absolutisht. Edhe personat e njohur që përdorin si platformë median më tradicionale si TV, Radion, tashmë e përdorin dhe mund të them po abuzojnë me Twitter-in. Demi Moore psh është ndoshta rasti më i njohur. Facebook është kthyer në enciklopedi për njerëzit e zakonshëm. Mund të gjesh këdo aty dhe mund të shohësh lloj-lloj fotografish si dhe ndodhi për jetën e tyre si të ishin të famshëm. " Dhe të gjithë janë të sigurt se Facebook apo edhe faqe të tjera sociale vetëm se do të shtohen më tej. Ndoshta kjo është dhe arsyeja se pse tashmë Facebook ka vlerë prej 50 miliardë dollarësh. Ç'mendim keni ju për këto rrjete sociale? Kë përdorni më shumë dhe pse? Na shkruani! "Vlerësimi i Facebook-ut është relativ, varet nga mjaft faktorë. P.Sh. për ne shqiptarët të ndare nga bota rreth 50 vite, ky proces duket një mrekulli. Ç'të keqe kam unë se me Fb. lidhem me miqtë e mi? Që këtu ju shoh pikturat e tyre, fotot, këmbejmë idera. Rritja e fb. në botë vërteton dobinë e tij." | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||