|
Debat: Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 | |||||||||||||||||||||||
Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim në raportin vjetor për vendet në tranzicion, vlerësoi fundvitin e kaluar se pritet që Shqipëria të shënojë rritjen më të lartë në Europën juglindore me 3 për qind. Në BERZH mendojnë se kjo është rezultzat i disa faktorëve, si mosprekja e drejtpërdrejtë nga zhvillimet ekonomike globale, stabiliteti makroekonomik dhe politikat e kujdesshme financiare. Në të njëjtën kohë, vlerësohet se ndërsa bizneset e vogla janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, vendi ka mbetur pak prapa në zhvillimin e potencialit që ka për eksport. Zhvillimi ekonomik i Shqipërise gjate vitit 2010, ka qenë një ndër temat më të debatueshme të politikës shqiptare. Maxhoranca e djathtë e ka cilësuar si një vit të suksesshëm, pavarësisht krizes ekonomike boterore, ndërsa opozita e majtë thotë se ky vit e përkeqësoi më tej ekonominë dhe gjendjen e shqiptarëve. Me vlerësime kontradiktore edhe për vitin 2011 shprehen deputeti i Partisë Demokratike, Sybi Hida, dhe ai i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin e organizuar në studion e BBC-së në Tiranë. Komentet tuaja Çfarë mendoni për situatën ekonomike në Shqipëri dhe vlerësimet kundërthënëse për të të maxhorancës dhe opozitës? Na shkruani duke plotësuar formularin në të djathtë të po kësaj faqeje! | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||