|
Reagime pas vdekjes së presidentit Rugova | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri Bajram Kosumi tha se lajmi për vdekjen e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova është lajm i dhimbjes së madhe për gjithë Kosovën dhe qytetarët e saj. Ai tha se edhe përtej kufijve të Kosovës, kudo nëpër botë, Presidenti Rugova ka krijuar imazhin e njeriut të pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Bajram Kosumi deklaroi se në këto çaste pikëllimi, Kosovës i duhet më shumë se kurrë bashkimi dhe forca për të tejkaluar dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të paqes dhe të pavarësisë. “Vdekja e Presidentit është një humbje e madhe për Kosovën. Shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta qytetarëve të Kosovës dhe i ftoj që të gjithë të marrin shembullin dhe idealin e Presidentit tonë në angazhimet për pavarësinë e Kosovës." "Presidenti Rugova me vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës ka qenë simbol i bashkimit dhe në historinë e re do të mbetet figura më e fuqishme politike dhe simbol i pavarësisë së Kosovës". "Njeri i durimit dhe i forcës intelektuale, presidenti Ibrahim Rugova, ka trasuar rrugën e tolerancës, dialogut, të përkushtimit dhe mirëbesimit”, është shprehur kryeminsitri Kosumi. Ai nënvizoi se pjekuria dhe bashkimi i kosovarëve në këtë fazë të rëndësishme, duhet t’i shërbejë ndërtimit të së ardhmes sonë, themelet e së cilës i ka vënë Presidenti Rugova. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se edhe kjo forcë ndanë dhembjen me familjen e presidentit Rugova, institucionet e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. "Vdekja e kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova në momentet aktuale të proceseve të rëndësishme, të vendimmarrjeve politike për statusin e ardhshëm të Kosovë është një moment i rëndë, moment të cilin qytetarët dhe institucionet e Kosovës duhet ta kalojnë me dinjitet dhe pjekuri njerëzore dhe politike. Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës thërrasim qytetarët e vendit që të jenë të bashkuar në këto ditë për Kosovën. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara në sendërtimin e idealeve tona të përbashkëta për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran-”tha zoti Thaçi. Reagimet e ndërkombëtarëve Në një deklaratë të lëshuar pas takimit me udhëheqësit shqiptarë në Prishtinë, Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen komentoi lajmin e vdekjes së Presidentit Rugova si të dhimbshëm. Duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e presidentit të ndjerë dhe të gjithë popullin e Kosovës, zoti Petersen tha se vizioni i fuqishëm i presidentit Rugova për Kosovën, të cilin e ka trasuar me aq përkushtim gjatë të gjithë jetës së tij, i ka siguruar atij një respekt jo vetëm në mesin e qytetarëve të Kosovës por edhe në mesin e të gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Duke e vlerësuar si tragjike vdekjen e presidentit në një kohë vendimtare për Kosovën, zoti Petersen u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë të bashkuar. Nga udhëheqësit politikë të Kosovës, zoti Petersen ka kërkuar pjekuri, e cila do t'i shërbente Kosovës në të tashmen dhe të ardhmen. I dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe popullin e Kosovës, ka thënë se Kosova ka humbur një udhëheqës historik në këto çaste jetike, kur bisedimet për statusin e Kosovës kanë hyrë në një fazë të rëndësishme. Zoti Ahtisaari ka thënë në deklaratën e tij se pret që momentumi i krijuar nga Presidenti Rugova të mbahet dhe se udhëheqësit politik të Kosovës do të marrin përgjegjësitë e do të jen ëtë bashkuar si dhe do të mbështesin aktivisht përpjekjet tona të përbashkëta për të realizuar statusin e Kosovës. Gjithashtu ai ka thënë se do të vazhdojë përkushtimin e tij për të udhëhequr procesin për statusin për të arritur një marrëveshje politike që do të përcaktojë statusin e Kosovës. “U pikëllova shumë kur mësova për vdekjen e presidentit Rugova. Sot është një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë ne. Në emër të qeverisë britanike dhe timin dëshiroj t’i shpreh ngushëllime me të sinqerta familjes së presidentit Rugova”. Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg e ka vlerësuar lartë figurën e presidentit Rugova. "Është një ditë e dhembshme, por ne gjithashtu e dimë që ai ka qenë një personalitet që ka përfaqësuar dicka shumë të dhimshme për jetën në Kosovë, sepse ai ka qenë shumë i rëndësishëm për Kosovën", tha zoti Goldberg. Komandanti i forcës paqëruajtëse të KFOR-it, gjenerali italian Guissepe Valotto tha se presidenti Rugova ishte një njeriu më i madh në Kosovë dhe e cilësoi humbjen e tij goditje të madhe. Reagime të tjera "Kosova po ndahet prej njeriut, cili ka bërë vizionin e shtetësisë, vizionin e lirisë dhe të demokracisë të popullit të vet." "Ai do të jetë figura dhe personaliteti dhe misioni i tij që do të përcillet deri në realizimin e vizionit të tij të plotë." "Vdekja e presidentit Rugova është një humbje e madhe, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë botën demokratike." "Ne jemi të bindur se do të vazhdojmë rrugën, të cilën e ka trasuar presidenti Rugova dhe do të dalim nga ky proces faqebardhë, përkundër faktit se kjo humbje vjen në një moment delikat dhe shumë të vështirë për Kosovën." “Kryesia e Partisë Reformiste ORA, në këto momente vendimtare për Kosovën, fton në ruajtjen e unitet politik për tejkalimin e sfidave që kemi I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes Rugova dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, "Vdekja e Rugovës padyshim që do të lërë një boshllëk në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por edhe në skenën politike shqiptare. Mendoj se ai është munduar të mos lërë pasardhës dhe mënyra autoritare e drejtimit të Partisë, sidomos tani ka për të pasur për pasojë luftën e ashpër midis disa kandidatëve. Me siguri mund të them se për fillim do të ketë për pasojë shtyrjen e bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës." "Sigurisht që qe një humbje e madhe, nuk mund të them e papritur, por shumë e dhimbshme dhe shumë e thellë, jo vetëm për kosovarët, por për gjithë shqiptarët, për gjithë kombin shqiptar." "Ibrahim Rugova ka qënë vërtet një simbol i pavarësisë së Kosovës, i kushtoi tërë jetën asaj, dhe pikërisht kur Kosova po hyn në negociatat shumë të vështira dhe të dobishme për të fituar pavarsinë e saj, mungon ai që ëndërroi këtë ditë më shumë nga të gjithë." "Dëshiroj që ky lajm i hidhur, kjo ngjarja e hidhur t'i shërbejë, popullit dhe politikanëve kosovarë, të shtrëngojnë rradhët rreth tyre për t'u angazhuar sa më tepër për realizimin e dëshirës së madhe të Ibrahim Rugovës dhe dëshirës të gjithë kosovarëve dhe gjithë shqiptarëve për të fituar pavarësinë." Doktor Ibrahim Rugova për 18 vjet udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi, dinjitet. Ai u shndërrua në mishërimin e aspiratave, shpresave, idealeve më fisnike të qytetarëve të Kosovës, të cilat i mbrojti me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një qendresë epike, me sukses të madh. "Sot, ai ndahet nga qytetarët e tij që aq shumë e deshën dhe e respektuan, ndahet nga familja, ndahet nga miqtë e tij, por jeta, shpirti, vepra e Ibrahim Rugovës shndërrohet në dritë, në frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, që me përkushtim, tolerancë, të çojnë përpara Kosovën, si një shoqëri demokratike të qytetarëve të barabartë përpara ligjit, si një vend të pavarur, i sigurtë në të ardhmen e tij europiane, integrimin në NATO dhe në BE." "Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta, së pari familjes së mikut tim të dashur, presidencës, qeverisë dhe mbarë qytetarëve të Kosovës, unë lutem së bashku me të gjithë shqiptarët që shpirti i Presidentit Rugova të gjejë paqen e merituar, që vepra e tij të konkretizohet sa më shpejt në një Kosovë të pavarur të integruar në institucionet euro-atlantike." "Qeveria shpreh solidaritetin, simpatinë vëllazërore me familjen Rugova, për qytetarët e Kosovës, të cilët kam bindjen më të thellë se do të dinë që këtë zi, këtë dhimbje, këtë pikëllim, ta shndërrojnë në një forcë, energji, për të realizuar plotësisht veprën e madhe të Ibrahim Rugovës, pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj në Europë." "Pa dyshim që vdekja e z. Rugova është një moment tepër i vështirë, jo vetëm për Kosovës dhe momentet që ajo po kalon tani." "Në raste të tilla dhimbjeje kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë thuajse është inegzistent." "Rugova mbetet një nga ata misionar të cilët patën guximin të bëjnë aktin e madh të fillmti të atij procesi të jashtëzakonshëm historik që po merr forma ndalë-ngadalë mes vështirësive të panumërta." "Në ditën e vdekjes së tij ne kemi të drejtë ta kujtojmë këtë misionar me respektin më të thellë." "Kosova dhe kosovarët i kanë borxh Ibrahim Rugovës jo vetëm thjesht homazhin, por dhe amanetin e tij, pavarsinë e Kosovës." "Nuk kam shumë besim tek shqiptarët e tjerë në Kosovë, jam e shqetësuar se dikush tjetër që mund të vijë në vend të zotit Rugova do të mund të nxisë trazira, ose dhunë në mënyrë që të arrihet pavarësia". "Shpresoj që vdekja e zotit Rugova nuk do të pengojë përpjekjet për zgjidhjen paqësore të statusit të ardhshëm të Kosovës, vetëm një zgjidhje e tillë mund të kënaqte interesat e të dyja palëve." "Është një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë." "Do të kujtohet për shumë gjëra Rugova, por do të kujtohet në rradhë të parë si presidenti i parë i Kosovës së lirë." "Për mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qënë e veçantë, sepse la qënë kolegu im edhe miku im." "Kemi qënë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta." "Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar." "Shpresoj se klasa politike e Kosovës në këtë vit historik, kur mungesa e tij do të ndihet aq shumë ta kthejë emrin e tij, veprën dhe urtësinë e tij, në një energji të madhe prozitive për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët." Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Nato-s e kanë quajtur si një lajm shumë të dhimbshëm për ta dhe humbje të madhe për Kosovën në këtë moment kyç. "Presidenti Rugova do të mbahet mend si një person i përkushtuar "Kundërshtimi i tij ndaj dhunës, përfshirë edhe ndaj viteve të vështira në territoret e ish Jugosllavisë , ishte edhe i guximshëm edhe madhështor." "Humbja e Presidentit Rugova ka ardhur në një kohë sfiduese për Kosovën." | LOKALE Shirak dhe Straw për Rugovën 21 janar 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||