BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 27 shkurt 2011 - 16:41 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Tunizia mbetet pa kryeministër
Mohammed Al Ghannouchi
Mohammed Al Ghannouchi mbrojti të djelën punën e tij në qeveri
Kryeministri i përkohshëm i Tunizisë, Mohammed Al Ghannouchi, ka dhënë dorëheqjen, gjashtë javë pasi mori postin e kryetarit të qeverisë.

Zoti Ghannouchi e njoftoi vendimin e tij gjatë një konference për shtyp.

Ai mbajti një fjalim të gjatë ku mbrojti punën e bërë prej tij në qeveri.

Kryeminstri në detyrë, ka qënë nën një presion të jashtëzakonshëm nga protestat në rrugë, ku është kërkuar dorëheqja e tij për shkak të lidhjeve me qeverinë e shkuar të presidentit të rrëzuar, Zine Al Abidine Ben Ali.

Gjatë të djelës policia në Tunizi përdori gazin lotsjellës dhe qëlloi në ajër në përpjekje për të shpërndarë demonstrat ku bëhej thirrje për qeveri dhe kushtetutë të re.

Këtë muaj qeveria e përkohshme në Tunizi i ka kërkuar Arabisë Saudite informacion lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të rrëzuar tunizian, Zine el-Abidine Ben Ali.

Kjo kërkesë u bë pas njoftimeve se ai ishte shtruar në spital si pasojë e një infarkti.

Tunizia tha se nëse zoti Ben Ali ishte ende gjallë, ai duhej të ekstradohej nga Arabia Saudite dhe të përballej me akuzat në Tunizi, për korrupsion dhe nxitje të vrasjeve.

Zoti Ben Ali u largua për në Arabinë Suadite pasi kryengritja popullore kundër papunësisë dhe korrupsionit në vend, i dha fund sundimit të tij 23 vjeçar.

LOKALE
Tunizia kërkon ekstradimin e Ben Ali-së
21 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Italia paralajmëron për pasoja katastrofike
15 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Tunizia ndalon ish partinë në pushtet
07 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>