BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 21 shkurt 2011 - 09:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Tunizia kërkon ekstradimin e Ben Ali-së
Ben Ali
Ben Ali është raportuar se është në spital si pasojë e një infarkti
Qeveria e përkohshme në Tunizi i ka kërkuar Arabisë Saudite informacion lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të rrëzuar tunizian, Zine el-Abidine Ben Ali.

Kjo kërkesë u bë pas njoftimeve se ai është shtruar në spital si pasojë e një infarkti.

Tunizia tha se nëse zoti Ben Ali ishte ende gjallë, ai duhej të ekstradohej nga Arabia Saudite dhe të përballej me akuzat në Tunizi, për korrupsion dhe nxitje të vrasjeve.

Televizioni tunizian tregoi stoqe valute të huaj dhe diamante, që u gjetën në një prej shtëpive të ish presidentit.

Zoti Ben Ali u largua për në Arabinë Suadite pasi kryengritja popullore kundër papunësisë dhe korrupsionit në vend, i dha fund sundimit të tij 23 vjeçar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>