BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 07 shkurt 2011 - 10:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Tunizia ndalon ish partinë në pushtet
Protesta në Tunizi
Protestat vazhdojnë në disa qytetet të Tunizisë me viktima
Ministria e Brendshme tuniziane, ka njoftuar ndalimin e aktiviteteve të ish partisë qeverisëse si edhe mbylljen e zyrave.

Në një deklaratë që u lexua në televizionin shtetëror, ministria tha se ndalimi ishte vendosur deri në marrjen e një vendimi për shpërbërjen e partisë.

Njoftimi erdhi disa javë pas demonstratave që rrëzuan nga posti presidentin Zine El-Abidine Ben Ali.

Më herët media tuniziane njoftoi se të paktën një person ishte vrarë gjatë përplasjeve të reja mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin qendror Kebili.

Forcat e sigurisë janë dislokuar edhe në qytetin veri-perëndimore Kef, një ditë pasi katër vetë u vranë kur policia qëlloi mbi protestuesit.

LOKALE
Tunizianët kërkojnë ndryshim
20 janar 2011 | Faqja Kryesore
Ministri ish-disident mbron qeverinë
19 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>