|
Tunizianët kërkojnë ndryshim | |||||||||||||||||||||||
Tunizia është përfshirë nga protesta dhe trazira gjatë javëve të fundit që sollën edhe largimin e presidentit Zine al-Abidine Ben Ali, i cili ishte në pushtet për 23 vjet. Simon Ingram, ishte një gazetar i ri i BBC-së në vitin 1987 kur Ben Ali mori postin e presidentit dhe thotë se sheh majft ngjashmëri mes ngjarjeve të javëve të fundit me ato 23 vjet më parë. 'Unë isha në Tunis në nëntor 1987, fillimisht situata ishte e qetë, megjithëse javë më parë kish patur protesta në kryeqytet dhe vende të tjera. Presidenti Bourguiba kish dhënë shenja se nuk e kishte më situatën në dore, si të thuash ai nuk kishte të bënte me realitetin,' thotë Ingram. Presidenti Habib Bourguiba kishte qënë në fuqi për 30 vjet në kohën kur Simon Ingram arriti atje. Ai ishte themeluesi i shtetit të Tunizisë dhe kishte luftuar për pavarsinë nga Franca, ishte pro perëndimit dhe politika e tij ishte shekullare. Ai ishte një politikan që e reformoi vendin politikisht dhe ekonomikisht por tani po shihej si një figurë në zbehje e sipër. Ai shpesh merrte vendime dhe ndërronte mendjen, ishte i paqëndrueshëm, dhe paraqitjet e tij në media sa vinin e bëheshin më të çuditëshme. 'Në atë kohë puna e gazetarit në Tunizi ishte e vështirë për disa arsye, burimet e informacionit ishin tepër të kufizuara, agjesia e lajmeve e Tunizisë thuajse ishte burimi i vetë i lajmeve por ajo ishte tepër e kujdesshme dhe indormacioni i tyre nuk hidhte dritë mbi situatën e vërtetë, 'kujton Ingram.
Informacioni që doli në mëngjesin e 7 nëntorit 1987 ishte i shkurtër dhe i rëndësishëm. Presidnet Bourguiba ishte zëvendësuar nga kryeministri i tij i ri Zine al-Abidine Ben Ali. 'Ishte e paqartë në atë kohë se çfarë kishte ndodhur brenda në pallatin presidencial, nuk u mor vesh se si ndodhi ky zëvenësim .Kam lexuar mjaft për këtë çështje, dhe ka mjaft spekullime se këtu kishin gisht qeveritë e huaja të cilat ishin të alarmuara për situatën në Tunizi dhe se ata kishin dorë në këtë ngritje të menjëhershme të Ben Alisë në detyrë. Ai nga shef i policisë së brendhsme u bë ministër i Brendshëm dhe shumë shpejt ai bëhet kryeministër. Kjo ndodhi vetëm rreth dy muaj para se të largohej Bourguiba'. Mjaft njerëz u ndjenë të çliruar pasi ata gjëndeshin në një situatë kritike të paqëndrueshme e cila mund edhe të kishte dalë jashtë kontrollit. Fillimisht populli u ndie optimist pasi fjalët e Ben Alis-së ishin inkurajuese, ai donte liri politike, lirinë e medias dhe modernizimin e shtetit, sentimente të mirëpritura në popull pasi ata dëshironin të dilnin nga ai regjim monopartiak, dhe kërkonin progres ekonomik. Në fjalimin e tij të parë Ben Ali premton, kthimin e administratës si më parë, në institucione që janë në shërbim të popullit si dhe përhapjen e demokracisë e cila garantohet nga kushtetuta ai tha edhe se '
President Ben Ali qeverisi për 23 vjet . Ai ishte autokratik dhe revolucioni i tij për shumë ka qënë zhgënjyes. Simon Ingram thotë se ka mjaft ngjashmëri mes largimit të Bourguiba-s dhe Ben Ali-së. 'Entuziazmi i protestuesve është një nga këto ngjashmëri, po ashtu kontrasti i madh mes të pasurve dhe të varfërve në Tunizi. Në vietet 80 kujtoj se si kryeqyteti dhe zona bregdetare kishte një ndryshim nata me ditën me zonat ruralëe. Edhe në fshatërat më të afërta të kryeqytetit shikoje hapur mjerimin. Fshatarët kishin nga një karrocë me gomar, dhe e sillnin ujin në shtëpi me kova. Tunizia përparoi më pas por nga lajmet e trazirave të javëve të fundit duket qartë se një pjesë e madhe tunizianëve nuk kanë përfituar nga bomi ekonomik i kohëve të fundit,' thotë korrespondenti i BBC-së Simon Ingram. Kërkesat e protestueëve tani janë të ngjashme me ato të atyre 23 vjet më parë, ata kërkojnë barazi ekonomike, demokraci dhe të respektohen të drejat e njeriut. Ata gjithashtu ndihen të zhgënjyer. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||