|
Ministrat largohen nga partia e ish-Presidentit | |||||||||||||||||||||||
Televizioni shtetëror në Tunizi ka njoftuar se të gjithë ministrat në qeverinë e përkohshme kanë dhënë dorëheqjen nga partia e ish-Presidentit Ben Ali i cili u rrëzua nga protestat në rrugë javën e kaluar. Por televizoni tha se ata do të mbajnë postet e tyre në kabinet. Më herët ishte njoftuar se autoritetet e përkohshme kishin arrestuar më shumë se 30 anëtarë të ish familjes së presidentit. Sipas njoftimit në televizon ata ishin arrestuar me dyshimin për krime kundër Tunizisë. Udhëhëqësi i përkohshëm i Tunizisë Fuad Mebaza, ka premtuar për një shkëputje të plotë me të kaluarën pas demostratave nëpër rrugë që çuan në rrëzimin e Presidentit Ben Ali. Z.Mebaza tha se qeveria e re do të fokusohet në bërjen të pavarur të sistemit juridik dhe se media duhet të jetë e lirë nga çdo prange. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||