|
Tunizia kërkon arrestimin e ish presidentit Ben Ali | |||||||||||||||||||||||
Qeveria tuniziane ka lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar për ish-presidentin e vendit, Zine Abidine Ben al-Ali. Ministria e drejtësisë tha se i kishte kërkuar Interpolit për të ndihmuar në arrestimin e tij dhe disa anëtarëve të familjes së tij - duke përfshirë gruan e tij, Leila Trabelsi. Ata kërkohen mbi akuzat se kanë blerë prona dhe asete të paligjshme si dhe kanë transferuar fonde jashtë vendit. Z. Ben Ali dhe shumë nga anëtarët e familjes së tij u larguan nga Tunizia për në Arabi Saudite, pas demonstratave në rrugë në Tunizi më parë këtë muaj. Korrespondentët thonë se zemërimi i madh kundër Z. Ben Ali është bazuar në thashethemet se ai dhe familja e tij kishte shfrytëzuar kohën e tij në zyrë për të pasuruar veten. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||