|
Dorëheqje në qeverinë tuniziane të unitetit | |||||||||||||||||||||||
Qeveria e re tuniziane e bashkimit kombëtar është goditur nga të paktën tre dorëheqje, vetëm një ditë pas formimit të saj. Tre zyrtarët që dihet se kanë dhënë dorëheqje, kanë lidhje të forta me lëvizjen e sindikatave. Ndërkaq kanë vazhduar përplasjet mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë gjatë një demonstrate në qendër të kryeqytetit. Pakënaqësi me qeverinë Në Tunizi ka ende shumë njerëz, që janë të kenaqur që është njoftuar një qeveri bashkimi, por nga ana tjeter ata kanë dyshime, sepse kjo qeveri ka në përbërje shumë figura të administratës së vjetër autoritare. Disa udhëheqës të opozitës në mërgim njoftuan se do të ktheheshin në vend. Megjithatë pati njoftime se disa të tjerë ishin tërhequr nga qeveria e bashkimit. Një tjetër demonstratë në qendër të Tunizit nisi në mënyrë paqësore, me njerëzit që vinin lulet tek tanket dhe përqafonin ushtarët, pikërisht në sheshin ku ditë më parë ata luftuan me shërbimet e sigurisë. Por me rritjen e demonstratës, policët e ndërhyrjes së shpejtë u vendosën në shesh, duke shtirë me gaz lotsjellës dhe duke rrahur protestuesit. Kjo gjë tregoi se në këtë vend disa janë ende duke penguar rrugën e reformave. | LOKALE Përleshje të tjera në Tunizi18 janar 2011 | Faqja Kryesore Kthehen nga Tunizia shtetasit maqedonas17 janar 2011 | Faqja Kryesore Protesta anti-qeveritare në Tunizi17 janar 2011 | Faqja Kryesore Në Tunizi vazhdon situata e dhunshme15 janar 2011 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||